Presidenti i ri i vendit më të madh demokratik të botës u zgjodh! Për të gjithë ata që besojnë te shteti i së drejtës, mbyllja e incidentit të Kapitolit dhe hyrja e procesit në rrugën e natyrshme është e kuptueshme, e pritshme, aspak e habitshme, sepse prej një ose dy shekujsh studiuesit më të mirë në politologji kanë shpjeguar qartë se atje shteti nuk është thjesht një ndërtesë apo një pikë e vetme, por e gjithë struktura ligjore e asaj shoqërie, ku edhe një gjyqtar i thjeshtë ka fuqi ta vendosë edhe një politikan të paorientuar, si duhet me ligjin me shpatulla pas muri.
E bën ta mbledhë veten.
Jemi larg me vite dritë ne! Nejse.
Presidenti i ri, sapo hyri në zyrë, i kishte gati dekretet e para. Muri me Meksikën? Pezullohet!
Ndalimi i hyrjes të shtetasve nga disa vende arabe ose myslimane? Anulohet!
Lëvizja pa maska e nëpunësve të administratës? Ndalohet.
Ikja nga konferenca e Parisit për klimën? Anulohet! Etj.
Sigurisht që presidenti i ri ka arsyet e veta të qëndrueshme për të anuluar dekretet e pararendësit dhe rikthimin te vendimet dhe politika e para katër viteve. As nuk diskutohet.
Dikujt mund t’i duket që në këtë aspekt sikur demokracia vjen rrotull. Rikthehet atje ku ishte katër vite më parë. Sigurisht, kur duhet, kjo gjë edhe ndodh! Nuk kam asnjë kompetencë studimore për të qëndruar gjatë këtu. Por, gjithsesi, kur është fjala për rastin tonë, theksoj se te disa njerëz, jo pa peshë në politikë, rrotacioni i pushtetit në këto dekada është kuptuar si rikthim në pikën e nisjes të disa viteve përpara. Ne humbin kohë duke na u kthyer pas. Atë di, atë përvojë kam, tek ajo kthehem. Do ishte një humbje kohe. Nga taksa e sheshtë te taksa progresive, tani nga taksa progresive te taksa e sheshtë, pastaj nga taksa e sheshtë te taksa progresive, dhe ne që do të vijmë rrotull. Ti prish mbikalimin, unë të prish pallatin, ti prish pallatin, unë prish xhadenë, ti prish teatrin, unë ngre teatrin, pastaj vjen ti përsëri, prish përsëri teatrin, unë e ngre, ti e prish, unë e ngre, ti e prish.
Si lojë yçi!
Nga studentë që pranohen në Universitete nga Ministria e Arsimit, pastaj që pranohen nga vetë universitetet, pastaj nga Ministria e Arsimit, pastaj nga universitetet. Aman, mo, nuk keni ide të tjera?
Po, po, vijmë rrotull kështu! Hiq komuna, vër komuna, hiq komuna, vër komuna, hiq…
28 nëntori, Dita e Çlirimit, vjen tjetri, vendos 29 nëntori, ikën ai, vjen tjetri, çlirohemi në 28 nëntor., pastaj përsëri në 29, pse 29 po sa? 28! Pse 28, po sa? 29!
Po ça?
Pse sa?
Po 1 prilli?!
Qytetari dëshiron ide të reja…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin