LAJMI I FUNDIT:

Neuropsikiatri i njohur reagon ndaj Hetem Ramadanit – Keni kujdes!

Neuropsikiatri i njohur reagon ndaj Hetem Ramadanit – Keni kujdes!

Neuropsikiatri i njohur Jusuf Ulaj, ka folur për të vetëquajturin studiues të mjekësisë alternative, Hetem Ramadani, i cili së fundi ka folur në medie, duke hedhur poshtë të gjitha metodat e trajtimit të sëmundjeve nga mjekësia konvencionale.

Ulaj, Ramadanin e ka konsideruar si një person pa edukim mjekësor, duke u apeluar qytetarëve që të kenë kujdes nga metodat e tij të mjekimit pasi që mund ta pësojë ndokush.


Madje, ai Ramadanin e ka krahasuar me Hysri Peçanin – Burdushi, i cili pretendon se nëpërmjet metodave të ndryshme joshkencore mund të shërojë të sëmurit.

“Pra, si mjek me përvojë 34 vjecare dhe edukim konvencional e alternativ, apelojë që të hapni sytë në mënyrë që dikush të mos e paguajë me jetë një eksperiment të dikujt që për bazë ka deluzionin e madhësisë dhe omnipotencën”, ka shkruar ndër të tjera Ulaj.

Ky është reagimi i plotë i Ulajt:

Rreth Hetem Ramadanit:

Mjekësia e vjetër Indiane nga periudha e Vedës (Ayuorveda medicine), mjekësia e vjetër kineze, rëndësia e ushqimit, meditimi dhe rëndësia e vetëkujdesit (self care) që ngërthen në vete edhe ushqimin e shëndetshëm e aktivitetin fizik janë të njohura dhe të pranuara nga mjekësia konvencionale (bashkëkohore).

Poashtu, Meditimi Transcendental i Maharishi Mahesh Yogi, Deepak Chopra e autorë tjerë të mjekësisë alternative janë të pranuara dhe ka shumë punime shkencore, shkolla e qendra të ndryshme nëpër vende të ndryshme të botës.

Unë kam kryer edukime në SHBA për ushqimin si mjekësi (food as medicine) dhe metoda të ndryshme të meditimit për trajtimin e traumës psikologjike dhe sëmundjeve tjera kronike. I praktikoj personalisht dhe ua rekomandojë klientëve dhe njerëzve në përgjithësi.

Ka një problem me atë që thotë Hetem Ramadani dhe realiteti i arritjeve shkencore të gjerëtanishme në shërimin e plotë të disa sëmundjeve kronike të cilat tash për tash konsiderohen të pashërueshme. Pra, paraqitja e tij kohëve të fundit në media si mesie, shpëtimtar i njerëzimit dhe shërues i të gjitha sëmundjeve në të cilat mjekësia konvencionale (e pranuar dhe praktikuar botërisht) ka dështuar, është absurd dhe i pa pranuar.

Hallin e kam se, njeriut tonë të lodhur nga jeta dhe të dëshpëruar nga sëmundja po i jepet një informatë jo e saktë dhe shpresë e rrejshme. Tash, në mesin tonë përpos Burdushit e shumë matrapazëve tjerë që veprojnë në Kosovë pa kurrfarë kontrolli nga Institucionet e shtetit i shtohet edhe një Ramadan.

Po të kishte arrijtë dikush sot, në nivelin global, me çfarëdo metode të shërojë plotësisht diabetin dhe të heqë insulinën nga përdorimi, po të arrinte dikush të shërojë sëmundjet degjenarative (të pakthyeshme) të trurit si Alzheimer disease, Parkinson disease, paralizat e ndryshme, skizofreninë, të shëron të gjitha format e kancerit etj., do të fitonte çmimin Nobel për secilin nga këto zbulime.

Ne si shqiptar do të mburreshim edhe me një fitues të këtij çmimi. Nuk e minimizojë ndikimin e Big pharma dhe nuk e minimizoj rëndësinë e meditimit dhe ushqimit të shëndetshëm për ruajtjen e shëndetit, parandalimin e sëmundjeve dhe ndihmesën që kanë këto në trajtimin komplementar (alternativ), por nuk guxojmë të lejojmë që ky njeri pa edukim mjekësor, që ka “vetëstudjuar”, paska shkruar libra, që përmend emra personalitetesh të ndryshme politike, të manipulojë më njerëzit në nevojë.

Pra, si mjek me përvojë 34 vjecare dhe edukim konvencional e alternativ, apelojë që të hapni sytë në mënyrë që dikush të mos e paguajë me jetë një eksperiment të dikujt që për bazë ka deluzionin e madhësisë dhe omnipotencën. Hetemi mundet me dhënë këshilla për rëndësinë e meditimit, healthy food dhe këtu nuk ka asgjë të keqe, por assesi t’i fut hundet aty ku mjekësia bashkëkohore deri sot ende nuk ka ofruar zgjidhje të saktë.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori