Neurologu Michael Merzenich: Trupit të njeriut i janë të domosdoshme 10 ditë në det!
Shkencëtarët kanë përcaktuar që deti na bën më të relaksuar, por dhe e ndryshon kiminë e trupit tonë
Njerëzit qëmoti kanë qenë të vetëdijshëm për të mirat e ujit të detit. Bile, edhe mjekët e shekullit XVIII kanë aplikuar terapinë duke i këshilluar njerëzit që të lahen në det, transmeton Telegrafi.
Qëmoti është zbuluar efekti i mirë i detit në organizmin e njeriut. Deti bën që trupi dhe truri të na pushojnë plotësisht.
Është zbuluar që tingujt e detit stimulojnë zonat e trurit të quajtura korteksi prefrontal, i cili është përgjegjës për emocionet tona dhe reflekset personale.
Tingujt e detit përmirësojnë vetëdijen dhe mirëqenien emocionale. Valët ndihmojë që trupi ynë të nxjerrë jashtë jonet dhe të absorbojë më shumë oksigjen dhe e rregullon nivelin e serotoninës, substancë e cila kontrollon anksiozitetin.
Në fund bëhemi më të qetë, sikur pas jogës apo psikoterapisë.
Tingulli i detit në trupin e njeriut
Zhurma të cilën e emitojnë valët ulin nivelin e kortizolit, hormon i stresit, dhe i kontribuojë qetësimit. Ai tingull më së shumti na rikujton tingullin të cilin e kemi dëgjuar kur kemi qenë në barkun e nënës. Për këtë shkak në det ndihemi të sigurt dhe të lumtur.
Shikimi i detit dhe trupi i njeriut
“Kur shikojmë detin, apo kur jemi pranë bregut të detit, ne jemi në një ambient tepër të bukur dhe të qëndrueshëm”, thotë neurologu Michael Merzenich. Ai ka shpjeguar që ndihemi të sigurt kur jemi në vendet ku nuk ka kërcënim, siç është deti. Sipërfaqja e ujit e cila humbet në horizont transmeton në trurin tonë ndjenjën e stabilitetit dhe të sigurisë.
Rrezitja në plazh dhe trupi i njeriut
Studimet kanë treguar që kur rrezitemi në plazh, ngrohtësia ndikon në sistemin tonë endokrin i cili është përgjegjës për lirimin e endorfinës (i njëjti kimikat i cilina bën të ndihemi të lumtur derisa jemi duke ngrënë çokollatë). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin