LAJMI I FUNDIT:

Neurokirurgu Petrela kryen rreth 17 mijë operacione: Në mendje kam vetëm dështimet

Neurokirurgu Petrela kryen rreth 17 mijë operacione: Në mendje kam vetëm dështimet

Për Mentor Petrelën, ndër 100 neurokirurgët më të mirë në botë, i cili ka kryer rreth 17 mijë operacione, janë dështimet gjatë punës ato që mbesin në mendje, ndërsa sipas tij sukseset harrohen.

Mesazhi i tij në intervistën për KosovaPress është që njerëzit të mësojnë nga gabimet, për të mos e përsëritur dëmin e bërë.


Petrela konsideron se prioritet për sistemin shëndetësor në Shqipëri e Kosovë duhet të jetë shërbimi sa më i mirë ndaj pacientëve. Ndërkaq, thekson se neurokirurgjia në Kosovë është në prag të një hapi të madh, duke nisur nga investimet që po bëhen, porse krahas infrastrukturës nevojitet edhe shtimi i kapaciteteve njerëzore.

“Janë dy sisteme shëndetësore që në Shqipëri është një sistem shëndetësor post- periudhës së komunizmit dhe në Kosovë është një sistem shëndetësor në Kosovën e lirë. Janë dy sfida të profesionistëve të shëndetësisë që shpresoj që me mendësi të përbashkëta, të cilën bashkërisht dorë për dore drejt shërbimit më të mirë të popullit…Ndryshimet janë të mëdha, në të dy sistemet, jo me një ndjenjë kritike, dashakeqëse, por t’i shohësh që ndryshimet janë të mëdha falë përpjekjeve të komuniteteve profesionale të dy vendeve dhe futjes në strukturat evropiane ku ne aspirojmë”, thotë Petrela.

Për KosovaPress, neurokirurgu me përvojën e tij disa vjeçare, Mentor Petrela derisa tregon se ka kryer rreth 17 mijë operacione, thotë se gjatë punës së tij, në mendje i kanë mbetur vetëm dështimet që kanë ndikuar në mos përsëritjen e gabimit, për çka shton se sukseset harrohen dhe nuk janë të përjetshme.

“Nuk kam bërë pak operacione, shkojnë rreth 17 mijë operacione që bëjnë një qytet. Por, në mendje kam vetëm dështimet, sepse është një profesion që punon me një materie.Sukseset harrohen, suksesi nuk është i përjetshëm, nuk është ai që të mban, nga gabimi të mësosh, ai është mësimi më i madh.Dështimet i mbaj mend të gjitha, natyrisht ndikon në atë që të mos ta përsëris, është shumë e rëndësishme. Gjëja e parë që duhet të bëj, është që të mos bëj dëm, duke mësuar nga gabimet mundohesh të mos bësh dëm. Ky është mesazhi im”, tregon Petrela.

Petrela për neurokirurgjinë në Kosovë thotë se krahas investimeve në infrastrukturë, duhet të ketë edhe shtim të kapaciteteve njerëzore.

“Gjëja kryesore për mua është njeriu, investimi në njerëz. Po patëm në njerëz me edukimin e duhur, e kemi arritur targetin. Natyrisht mundësitë financiare janë gjithmonë të kufizuara në vendet tona, se aq e kemi të ardhura, duke qenë në strukturat që quhen euroatlantike, është e pafalshme që ne të humbim në drejtimin e edukimit të njerëzve. Neurokirurgjia në Kosovë është në prag të një hapi të madh, sepse ka marrë një investim të mirë nga qeveria dhe i takon që ajo strukturë që është atje, dhe ajo infrastrukturë që është ndërtuar duhet paralelisht të rriten kapacitet njerëzore, që atyre nuk u mungojnë, por që do t’u duhet kohë derisa ta përvetësojnë gjithë teknologjinë dhe ta çojnë përpara si në të gjitha vendet”, thotë Petrela.

Kujtojmë se në vitin 2016, “World Academy of Neurological Surgery” përzgjodhi profesorin shqiptar Mentor Petrelën ndër 100 neurokirurgët më të mirë në botë. Disa vite me radhë, Mentor Petrela ka qenë pjesë e strukturave botërore akademike, duke dhënë kontributin në kërkimin shkencor nëpërmjet publikimeve dhe ligjërimit, por edhe duke ofruar konsulencën e tij për punën e gjatë./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori