Bayern Munichu humbi me rezultat 1-2 ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Për klubin gjerman më i miri ishe Manuel Neuer, i cili bëri shumë pritje.


Gjermani vendosi rekord personal në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, duke mbrojtur plot 10 gjuajte në portë.

Më e bukura ishte ajo e Cristiano Ronaldos, ku Neuer me një refleks të shpejt ia mohoi golin portugezit.

Gjithsesi CR7 në këtë takim shënoi dy gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app