Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu duhet ta kishte shkarkuar ministrin e tij të Trashëgimisë, Amihai Eliyahu, pasi tha se hedhja e një bombe bërthamore në Rripin e Gazës ishte “një opsion” në luftën kundër Hamasit, ka thënë gazeta Haaretz.
Siç vë në pah Newsweek, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një medium me prirje të majtë që ka qenë një kritik i rregullt i kryeministrit Netanyahu dhe e ka dënuar atë për dështimet e sigurisë që i paraprinë sulmeve të Hamasit më 7 tetor, nga ku thuhet se u vranë 1,400 izraelitë dhe më shumë se 240 u morën peng.
Eliyahu u kritikua gjerësisht për komentet që bëri në një intervistë radiofonike në të cilën tha se “nuk ka joluftëtarë në Gaza” dhe se ofrimi i ndihmës humanitare për Rripin do të përbënte “një dështim”.
Ndërsa i pyetur për një opsion hipotetik bërthamor, Eliyahu u përgjigj: “Kjo është një mënyrë”.
Dhe Zyra e Netanyahut lëshoi një deklaratë që thoshte se Eliyahu, një politikan i ekstremit të djathtë që është banor i vendbanimit Rimonim në Bregun Perëndimor, ishte pezulluar nga mbledhjet e kabinetit.
Ajo shtoi se komentet e Eliyahu “nuk bazohen në realitet. Izraeli dhe IDF (ushtarakët) po veprojnë në përputhje me standardet më të larta të ligjit ndërkombëtar për të shmangur lëndimin e të pafajshmëve”.
Pas kësaj, Eliyahu u përgjigj në mediat sociale: “Është e qartë për këdo që është i ndjeshëm se fjala bërthamore ishte metaforike”.
“Një përgjigje e fortë dhe joproporcionale ndaj terrorizmit kërkohet patjetër”, shtoi ai.
Por në një shkrim editorial të hënën, Haaretz tha se komenti i Eliyahu “është një problem jo për diplomacinë publike izraelite, por për realitetin izraelit”.
Duke e përshkruar përgjigjen e Netanyahut si “të çalë”, autori i shkrimit synonte se si “një pjesë e tërë e qeverisë i përkasin së djathtës ekstreme të rrezikshme”.
Gazeta vlerësoi se komenti i Eliyahu “nuk ishte një lapsus” dhe se ai i bënte jehonë ndjenjave të shprehura nga kolegu i tij partiak, ligjvënësi Yitzhak Kroizer, i cili i tha Radio Army të dielën se Rripi i Gazës “duhet të rrafshohet” dhe qëllimi duhet të jetë fshije atë “nga harta”.
“Netanyahu nuk është zgjidhja, por problemi”, thuhej në shkrim, i cili pretendonte se ai kishte “legjitimuar” të djathtën ekstreme dhe se gjatë mandatit të tij, Izraeli “është bërë më ekstrem dhe njerëzit që dikur ishin të neveritshëm tani janë ministra të lartë të kabinetit”.
“… Mënyra e vetme për të zgjidhur problemin është largimi i të djathtës ekstreme nga qeveria dhe nga kufijtë e legjitimitetit izraelit”, shtoi artikulli.
Ndërkohë Newsweek thotë se ka kontaktuar zyrën e Netanyahut për koment.
Shkrimi vjen ndërsa Netanyahu tha të martën se Izraeli do të konsideronte “pauza të vogla taktike” në luftimet në Rripin e Gazës për të lënë pengjet të largohen ose për të kaluar ndihmat, megjithëse ai ka refuzuar përsëri thirrjet për një armëpushim pavarësisht presionit ndërkombëtar.
Ushtria izraelite ka rrethuar qytetin e Gazës në veri të territorit, ku është vendosur grupi islamik Hamas, të cilin Netanyahu është zotuar ta shkatërrojë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri