Mjeku kontrovers, teoricieni i konspiracionit dhe themeluesi i lëvizjes “Ne-zëri i popullit”, Branimir Nestoroviq, ka bërë të ditur se ka kontakte me administratën ruse, e cila, siç ka thënë ai, i ka sugjeruar që të formojë qeverinë me Partinë Përparimtare Serbe të Aleksandar Vuçiqit.
Sipas mediave serbe, Nestoroviq iu referua deklaratës nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zakharova, e cila së fundi tha se “Perëndimi dëshiron t’i detyrojë serbët të sakrifikojnë interesat e tyre themelore, duke përfshirë mbrojtjen e bashkatdhetarëve të tyre”, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.
Ajo tha se kjo mund të shihet jo vetëm në Kosovë, por edhe në Bosnje-Hercegovinë.
Andaj, siç ka pretenduar Zakharova, “përballë këtyre sfidave, në veçanti kërkohet uniteti i klasës politike të Serbisë dhe aftësia e saj për të marrë përgjegjësinë për të ardhmen e vendit”.
“Në këtë kontekst, një rol të veçantë kanë forcat patriotike që tashmë e kanë dëshmuar veten dhe ato që sapo po fitojnë autoritet në shoqëri. Shumë varet nga vullneti i tyre për t’u bashkuar dhe për të mbrojtur bashkërisht interesat themelore të popullit serb, për të siguruar stabilitetin e qeverisë në të gjitha nivelet, në mënyrë që të zhvillohen dhe zbatohen zgjidhje të qëndrueshme për çështjet kyçe të qeverisë”, citohet të ketë thënë ajo.
Dhe nga ana tjetër, vlerësojnë mediat serbe, Nestoroviq nuk e fshehu se ishte pak a shumë një mesazh i drejtpërdrejtë për të dhe lëvizjen e tij.
“Kjo është një thirrje direkte për ne. Madje kemi pasur disa kontakte me disa persona nga…. Le të themi njerëz nga administrata ruse që na sugjeruan ta mbështesim këtë opsion (me Partinë Progresive Serbe)…”, ka thënë ndër tjerash Nestoroviq.
Nestoroviq arriti një sukses në zgjedhjet e dhjetorit në Serbi pas së cilave, lista e tij do të ketë 13 deputetë në parlamentin e Serbisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë