LAJMI I FUNDIT:

Nesër, zyrtarisht nis implementimi i MSA-së

Nesër, zyrtarisht nis implementimi i MSA-së

Nesër në Drejtorinë e Doganës së Kosovës do të organizohet zyrtarisht fillimi i implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, e arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian vitin e kaluar.

Sipas njoftimit nga Dogana e Kosovës, në këtë organizim do të marrë pjesë edhe kryeministri i vendit Isa Mustafa, ministri i Financave, Avdullah Hoti, Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zhbogar, si dhe përfaqësues të Odave Ekonomike dhe Klubi i Prodhuesve.


“Me këtë rast, në mënyrë ceremoniale do të bëhet zhdoganimi i parë nga ana e Kryeministrit në prani të përfaqësuesit special të BE-së me tatim doganor të reduktuar konform Marrëveshjes së stabilizim asocimit”, thuhet në njoftim.

Ky moment do të shënojë fillimin e implementimit të MSA nga ana e shtetit të Kosovës.