LAJMI I FUNDIT:

Nesër ri-hapet qendra tregtare Royal Mall në Prishtinë

Nesër ri-hapet qendra tregtare Royal Mall në Prishtinë

Data 1 qershor do të sjellë edhe më shumë liri për qytetarët pas një periudhë të gjatë në karantinë për shkak të koronavirusit.

Nga nesër do të ri-hapet edhe qendra tregtare Royal Mall në Prishtinë, ku të gjithë qytetarët do ta kenë përsëri vendin e tyre për argëtim, shopping dhe rekreacion.

E llogaritur si qendra tregtare me e afërt për banorët në Prishtinë, ne bëjmë thirrje që nga gjithë qytetarët të respektojnë masat mbrojtëse konform Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe OBSH.

Përveç zbatimit të rekomandimeve të autoriteteve përkatëse, ne kemi marrë edhe masa shtesë kundër virusit, dezinfektimi i qendrës ne baza më të shpeshta, qasje për dezinfektues ne qendrën tregtare, sinjalizim i duhur për respektim te distancës dhe fushate informuese-këshilluese.

Qendra tregtare Royal Mall ju mirëpret të gjithë juve me 1 qershor!

Artikull i sponzorizuar