LAJMI I FUNDIT:

Nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, këto janë procedurat për formimin e institucioneve

Nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, këto janë procedurat për formimin e institucioneve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nesër do të bëjë shpalljen e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet parlamentare 2021 të cilat janë mbajtur më 14 shkurt.

KQZ tashmë ka përfunduar numërimin e votave të rregullta, atyre me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, dhe po ashtu sot ka përmbyllur procesin e numërimit të votave nga diaspora.


Por cilat janë afatet ligjore pas shpalljes së rezultateve përfundimtare për formimin e institucioneve?

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës në një prononcim për Telegrafin ka sqaruar në detaje së cilat janë afatet ligjore për formimin e institucioneve.

Cakolli bëri të ditur se subjektet politike kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa në qoftë se janë të pakënaqura me procesin zgjedhor por dhe rezultatet.

“Pas shpalljes së rezultanteve përfundimtarë të zgjedhjeve, do të fillojë të rrjedhë edhe afati ligjor prej 24 orësh, për kandidatët apo subjektet politike të cilët mund të parashtrojnë ankesat e tyre lidhur me procesin zgjedhor në tërësi apo në rezultatet nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve”, tha ai.

Pas PZAP-it, Cakolli thotë se subjektet politike mund të ankohen edhe në Gjykatën Kushtetuese.

“Zakonisht këto çështje adresohen brenda 24 orëve sa është edhe afati brenda të cilave PZAP do të kthejë përgjigje, në rast se palët janë të pakënaqura edhe me vendimin e PZAP-it të njëjtat kanë kohë 24 orë prej marrjes së përgjigjes të parashtrojnë ankesa edhe në Gjykatën Supreme. Në kuadrin e institucioneve të rregullta gjyqësore Supremja është faza e fundit ku mund të parashtrojnë ankesa pa përjashtuar këtu edhe të drejtën që subjektet politike kanë që të dërgojnë lëndë edhe në Gjykatën Kushtetuese, mirëpo për të cilat nuk e pengojnë aspak procesin zgjedhor por edhe certifikimin e rezultateve”, theksoi ai.

Sipas Cakollit, në qoftë se nuk ka raste të rinumërimit, KQZ mund të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve gjatë javës së ardhshme.

“Në rast se nuk do të kemi rinumërime apo çfarë do vendimi tjetër të institucioneve në këtë rast të PZAP-it dhe Gjykatës Supreme atëherë KQZ mundet që pas konfirmimit të këtyre institucioneve, të certifikojë rezultatet e procesit zgjedhor. Bazuar në këto afate që janë tetë ditë kohë, i bie që nga mesi i javës së ardhshme do të mund të kishim rezultatin përfundimtar, nëse nuk ka rinumërimi apo diçka të ngjashme”, u shpreh ai.

Megjithatë, Cakolli thotë se nëse shkojnë në rinumërime deri në 100 vendvotime, prapë ai proces do të përfundojë brenda ditës.

“Mirëpo edhe nëse do të ketë rinumërime deri në 100 vendvotime, procesi mund të përmbyllet, brenda një dite, janë tavolina që po bëjnë rinumërime. Pas përmbylljes së këtyre afateve, do të duhej që KQZ t’i drejtohet me një shkresë zyrtare u.d se presidentes së Kosovës, e cila ka kohë 30 ditë për të thirrur seancën e parë konstituive, nëse seanca nuk thirret, atëherë subjektet me vetë iniciative mund të thërrasin seancën e parë”, shtoi më tej.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare,  Lëvizja Vetëvendosje është partia më e votuar në këto zgjedhje, në vendin e dytë është Partia Demokratike e Kosovës, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës radhitet e treta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori