LAJMI I FUNDIT:

Nesër nis punimet Simpoziumi i parë ndërkombëtar – “Dita e Mamive”

Nesër nis punimet Simpoziumi i parë ndërkombëtar – “Dita e Mamive”

Simpoziumi i parë ndërkombëtar, “Dita e Mamive” – projekt ky i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS” – ka për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe interesimit të profesionistëve dhe studentëve të rinj të drejtimit të Mamisë, mbi rëndësinë e punës, projekteve e hulumtimeve shkencore. Po ashtu, ka për qëllim edukimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional të profesionistëve dhe studentëve të këtij drejtimi, duke mundësuar akumulimin e kredive të nevojshme për licencim dhe rilicencim. Ky simpozium i veçantë dhe i pari ndërkombëtar, fillon punimet ditën e premte, më 5 maj 2017, në orën 11:00, në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë.

Në simpozium, profesionistët e lëmenjve të ndryshme të Mamisë do të prezantojnë punën e tyre edukative, shëndetësore, hulumtuese e shkencore.


Simpoziumi, pos ligjëratave plenare të përzgjedhura, do të ofrojë edhe kurse e trajnime profesionale (teorike dhe praktike), si dhe referues të ftuar nga ekspertiza në nivel ndërkombëtar.

Marrë parasysh se simpoziumi organizohet për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Mamive, ky projekt do të jetë tradicional, duke iu dhënë kështu vendin e merituar eksperteve të fushës së Mamisë për kontributin në ruajtjen e shëndetit oral, edukimin e gjeneratave te reja, ngritjen profesionale, si dhe afirmimin shkencor dhe hulumtues.

Simpoziumi realizohet në bashkorganizim me Ministrinë e Shëndetësisë, Shoqatën e Mamive të Kosovës, Odën e Infermierëve, Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“, Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani“, Kolegjin “Fama“, Zyrën e UNFPA-së në Prishtinë, Institucionin e Avokatit të Popullit, si dhe Institucionet tjera shtetërore, shëndetësore, arsimore e shkencore në Republikën e Kosovës.

Ky projekt është akredituar nga Bordi i Edukimit në Vazhdim në Ministrinë e Shëndetësisë, me 20 kredi për pjesëmarrësit aktivë dhe 15 kredi për pjesëmarrësit pasivë.

Në vazhdim mund të njoftoheni për agjendën, ecurinë dhe ligjëratat që do të prezantohen në kuadër të Simpoziumit.

08:00-09:30: Regjistrimi i pjesëmarrësve

10:00-10:30: Razije Musa me ligjëratën : “Takimi me të porsalindurin – Përvoja nga Kosova, Evropa dhe Lindja e Mesme”

11:00-11:30: Hapja Solemne e Simpoziumit

11:30-13:00: Dreka për pjesëmarrësit

13:00-13:30: Shpresa Xhakli me ligjëratën : “Informimi i nënave me sfidat dhe problemet gjatë rritjes së femijëve me Autizëm”

13:30-14:00: Leonora Shabani Bajraktari, me ligjëratën : “Foshnja jote ka sindromën Down – Si e përjeton nëna lajmin?”

14:00-14:30: Suela Spaho me ligjëratën: “Prenatali në Kuti – Prindërimi i hershëm dhe kujdesi postnatal”

14:30-15:00: Visar Sadiku me ligjëratën : “Roli i mamive në shëndetin mendor të nënave lehona”

15:00-15:30: Leonora Hajrizaj Sejdiu, me ligjëratën: “Prematuriteti dhe shkaktarët më të shpeshtë të vdekshmërisë së tyre në Klinikën e Neonatologjisë”

15:30-16:00: Mynevere Hoxha me ligjëratën: “Ndryshimet e reja në Programin e Reanimimit neonatal të AAP dhe AHA”.

Për më tepër në lidhje me projektin, mund të informoheni duke klikuar: KËTU. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori