LAJMI I FUNDIT:

Nesër luhet finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll, Struga kërkon trofeun e dytë sezonal

Nesër luhet finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll, Struga kërkon trofeun e dytë sezonal

Nesër luhet finalja e 30-të jubilare në Kupën e Maqedonisë së Veriut, ku Makadonija GjP do ta mbrojë trofeun kundër kampionit aktual Struga Trim Lum, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Makedonija GjP do të luftojë për trofeun e tretë në Kupë, ndërsa Struga do të mundohet ta mbyllë sezonin historik me kurorën e dyfishtë.


Për Struga Trim Lum kjo do të jetë finalja e parë në histori të klubit.

Kapiteni i Struga Trim Lum, Bunjamin Shabani thotë se ekipi nga Gjorçe Petrovi meriton respekt. Në kampionat kemi luajtur tre ndeshje mes veti dhe të gjitha takimet përfunduan pa fitues, me shumë gjasa ky është tregues për një finale të paqartë.

“Kur luhet një ndeshje e këtillë nuk të duhet motiv shtesë, pasi vetë vlera e ndeshjes të motivon mjaftueshëm. Jam krenar që jam pjesë e sukseseve më të mëdha në historinë e Strugës, para disa ditësh festuam titullin kampion dhe tani kemi mundësi edhe për trofeun e dytë, atë të Kupës. Ekipi nga Gjorçe Petrovi meriton respekt. Në kampionat kemi luajtur tre ndeshje mes veti dhe të gjitha takimet përfunduan pa fitues, me shumë gjasa ky është tregues për një finale të paqartë. Megjithatë, ne jemi kampionë dhe sigurisht se duam edhe një trofe”, tha Shabani.

Trajneri i Makedonija GjP thotë se struganët kanë lojtarë me përvojë.

“Këta lojtarë janë me eksperiencë, ne kemi një grup lojtarësh nga 25 deri në 35 vjeç, të njëjtët kanë qenë edhe vitin e kaluar me presionin dhe ndoshta kemi një avantazh. Kjo është finalja e parë për struganët, por ata kanë lojtarë me përvojë me shumë ndeshje të tilla në këmbë. Megjithatë, mendoj se ne si ekip jemi më me përvojë. Ndoshta do të jenë nën presion më të madh. Neve na takon të japim maksimumin, të respektojmë gjithçka dhe në fund të fitojë më i miri”, tha trajneri i GP të Maqedonisë, Goran Simov.

Finalja do të luhet në stadiumin “Petar Millosevski”, në qendrën stërvitore të FFM-së, me fillim nga ora 17:00./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori