LAJMI I FUNDIT:

Nesër kalon mandati i Bogovit, Anita Angellovska mund të zgjedhet në krye të BPRM-së

Nesër kalon mandati i Bogovit, Anita Angellovska mund të zgjedhet në krye të BPRM-së

Mandati i guvernatorit aktual të Bankës Popullore të Maqedonisë, Dimitar Bogov skadon gjatë ditës së nesërme.

Sipas propozimit të presidentit të shtetit Gjorge Ivanov, i cili duhet të mbështetet nga së paku 61 deputetë në Kuvend, në vend të Bogovit në krye të BPRM duhet të zgjedhet Anita Angellovska-Bezhovska.


Sipas burimeve në Kuvend, propozimi për votim duhet të vendoset në rend dite gjatë seancës së planifikuar për nesër, ndërsa pritet që të mbështetet nga shumica e deputetëve.

Propozimi që Anita Angellovska-Bezhovska të jetë në krye të BPRM-së erdhi pasi Bogov edhe pse u propozua për një mandat të dytë, tërhoqi kandidaturën për shkak të siç tha, reagimeve dhe afateve për të zgjedhur guvernatorin./Telegrafi/