LAJMI I FUNDIT:

Nesër hapen dyert e Festivalit të Kafes dhe Çajit

Nesër hapen dyert e Festivalit të Kafes dhe Çajit

Festivali i Kafes dhe Çajit do të hap dyert nesër pas një pauze dy vjeçare shkaku i pandemisë COVID-19.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media.


“Duke filluar nga nesër 11 tetor 2022, Festivali i Kafes dhe Çajit do të mirëpres të gjithë adhuruesit e kafes dhe çajit. Hapja zyrtare e festivalit do të bëhet në ora 10:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë dhe do të zgjasë për tri ditë radhazi, nga ora 10:00 deri 21:00”, thuhet në njoftim.

Edicioni i 6-të vjen me më shumë risi dhe me një gamë të gjerë të brendeve pjesëmarrëse, si ato vendore po ashtu edhe të huaja.

Të gjithë vizitorët pavarësisht moshës, mund ta vizitojnë këtë festival duke shijuar lloje të ndryshme të brendeve të kafes dhe çajit, çokollata të nxehta, akullore, biskota, në një ambient të shkëlqyeshëm dhe nën ritmin e muzikës së lehtë. /Telegrafi/