LAJMI I FUNDIT:

Nëse verdhësira juaj nga veshët ndryshon ngjyrën, urgjentisht shkoni te mjeku

Nëse verdhësira juaj nga veshët ndryshon ngjyrën, urgjentisht shkoni te mjeku
Young woman cleaning ear with cotton swab, rear view

Aroma, ngjyra dhe struktura e dyllit nga veshët, roli i të cilët është që të pengojë që ndyrësira dhe bakteret të hyjnë thellë në kanalin e veshit, mund t’ju zbulojnë informacione të rëndësishme për shëndetin tuaj.

Dylli në vesh, përkatësisht cerumeni, fsheh informacione të rëndësishme për shëndetin tuaj.


Ngjyra e tij, aroma dhe struktura mund të zbulojnë katër probleme shëndetësore, transmeton Telegrafi.

1. Dylli si ujë dhe me ngjyrë të gjelbër

Nëse nuk jeni djersitur, ndërsa dylli është në formë uji dhe ngjyrë të gjelbër apo të errët, do të thotë që keni infeksione.

q-tip-669x272

2. Dylli ka erë të rëndë

Mund të jetë fjala për infeksion apo për dëmtim të veshit të mesëm. Njëri nga simptomat mund të jetë edhe sekretimi nga veshi, me aromë të keqe, por nëse është fjala për inflamacionin e veshit të mesëm mund të vëreni problemet me ekuilibrin, zukatjen e veshëve apo të keni ndjenjën që veshi është shumë i mbyllur.

3. Vëreni kur dylli rrjedh nga veshi

Në vesh shfaqet gunga në formë të ciste, gjë që rezulton në atë që debrisi nga veshi mund të dalë në formë të rrjedhjes apo të droçkave. Shtypja dhe dhembja e veshit gjithashtu janë simptoma të kolesteatomës.

4. Nuk keni dyllë në vesh

Mosekzistimi i dyllit në vesh mund të jetë shenjë e gjendjes së rrallë dhe jo mjaft të hulumtuar të quajtur keratitis obdurans. Tek kjo gjendje dylli në vesh, në vend që gradualisht të dalë vetvetiu, grumbullohet brenda veshit dhe bëhet i fortë. Simptomat janë dhembja dhe ndjenja që veshët ju janë të mbushur. /Telegrafi/

Close-up of a mid adult man cleaning his ear with a cotton swab

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Trajtimi minimal invaziv i metastazave të mëlçisë dhe mushkërisë nga kanceri kolorektal

Trajtimi minimal invaziv i metastazave të mëlçisë dhe mushkërisë nga kanceri kolorektal

Shëndetësi
Kalo në kategori