LAJMI I FUNDIT:

“Nëse do të isha në një klub tjetër, do të mendoja dy herë që të vija te Barcelona” – Raphinha godet drejtuesit e klubit për Olmon

“Nëse do të isha në një klub tjetër, do të mendoja dy herë që të vija te Barcelona” – Raphinha godet drejtuesit e klubit për Olmon

Barcelona do të luajë të mërkurën në mbrëmje ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës kundër Athletic Bilbaos.

Ndeshja është caktuar për në ora 20:00 në qytetin saudit të Jeddah. Katalanasit ishin në finale në dy edicionet e mëparshme, ku morën një fitore dhe një humbje.

Raphinha u pyet edhe për situatën e Dani Olmo, ku theksoi se do të mendonte me kujdes për ardhjen në Barcelonë, nëse nuk do të ishte tashmë në klub.


Tema e pashmangshme e çdo konference për shtyp të lojtarëve të Barcelonës është situata rreth Dani Olmos dhe Pau Victor, të cilët nuk mund të regjistrohen.

“Është një situatë mjaft e ndërlikuar. Lojtarët nuk duan kurrë të kalojnë momente të tilla. Nuk e dimë nëse mund të llogarisim në ta apo jo… Shpresojmë që përgjegjësit ta zgjidhin sa më shpejt”.

Dani Olmo rrezikon dëbimin nga Spanja shkaku i situatës së krijuar me Barcelonën
Lexo po ashtu Dani Olmo rrezikon dëbimin nga Spanja shkaku i situatës së krijuar me Barcelonën

“Unë mendoj se kjo situatë do të ndikojë në transferimet e ardhshme. Nuk do t’ju gënjej sepse nuk më pëlqen ta bëj këtë. Nëse do të isha në një klub tjetër dhe do të shihja situatatën e Pau dhe Dani, do ta mendoja me kujdes përpara se të vendosja të vija”, deklaroi kapiteni i Barcelonës.

Në fund, ai theksoi se pjesa tjetër e ekipit është e fokusuar në punë: “Duhet të shpresojmë që kjo të zgjidhet shpejt. Duhet të presim. Ne po përpiqemi të qëndrojmë të fokusuar për të bërë punën tonë. Shpresoj që njerëzit që kanë për ta zgjidhur këtë mund ta bëjmë shpejt që ne të përcjellim lajmin e mirë”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori