Nëse rreth orës 3 pasdite ju zë gjumi – ndoshta vuani nga kjo sëmundje e rrezikshme degjenerative
Kjo është dëshmi e fortë që gjumi dhe shëndeti i trurit gjithsesi janë të lidhur me njëri-tjetrin
Madje edhe nëse flini tetë orë gjumi të mirë, qysh rreth orës 3 pasdite ndieni rënie të vrullshme e energjisë dhe ju flihet shumë?
Kjo ju ndodh rregullisht madje edhe kur hani ushqime krokante dhe pini kafe?
Përgjumja konstante dhe lodhja e madhe pikërisht janë simptoma të një sëmundjeje të rëndë, prandaj do të duhej të kontrolloni simptomat tuaja.
Studimi i ri i publikuar në revistën mjekësore “JAMA Neurologu” thotë që përgjumja e tepërt gjatë ditës mund të jetë shenjë e hershme e sëmundjes së Alzheimerit.
Studimet e kaluara kanë zbuluar që dremitja gjatë ditës eliminon amiloidet në tru (proteina të cilat kanë rol në zhdukjen e qelizave nervore).
Para këtij studimi shkencëtarët nuk kanë ditur që shfaqja natyrale e amiloideve çon në çrregullimin e gjumit dhe i kontribuon ndërtimit të tyre, transmeton Telegrafi.
Doktori Prashanthi Vemuri, profesor i radiologjisë në Klinikën Majo ka realizuar studimin në klinikë në të cilin ka hulumtuar ndikimin e lodhjes në sëmundjen e Alzhemerit.
Në studim kanë marrë pjesë 3.000 persona. Nga ai grup doktor Vemuri ka zgjedhur 283 persona të rritur, pa demencë.
Të gjithë personat kanë qenë më të vjetër se 70 vjeç dhe rregullisht u janë bërë skenimet e amiloideve në tru dhe pos kësaj u janë përgjigjur pyetjeve për shprehitë e tyre të gjumit.
Rreth 22 për qind e pjesëmarrësve kanë paraqitur dremitjen gjatë ditës, ndërkaq te ata është vërejtur shtim i nivelit të amiloideve.
Ajo që është për t’u brengosur është që proteina akumulohet kryesisht në pjesët e trurit të personave të cilët kanë sëmundjen e Alzheimerit.
Studimi nuk ka zbuluar a shkakton teprica e amiloideve problemin e dremitjes apo është e kundërta, mirëpo gjithsesi është dëshmi që gjumi dhe shëndeti i trurit gjithsesi kanë lidhje me njëri-tjetrin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta