LAJMI I FUNDIT:

Nëse nuk vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme, zgjedhjet do të mbahen më 5 korrik

Nëse nuk vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme, zgjedhjet do të mbahen më 5 korrik

Megjithëse Qeveria ende nuk ka deklaruar zyrtarisht nëse është e nevojshme gjendje e re e jashtëzakonshme, sipas deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, është e sigurt që nuk do të ketë vazhdim të ri.

Ata thonë se nuk ka nevojë për një gjendje të re të jashtëzakonshme dhe se vëmendja tani duhet të jetë në vazhdimin e veprimeve zgjedhore, sipas afateve kushtetuese dhe ligjore, dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 5 korrik.


Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev thotë se gjendja e jashtëzakonshme deri më tani është miratuar për shkak të masave ekonomike për t’i ndihmuar qytetarët dhe ekonominë.

Artan Grubi nga BDI thotë që partia e tij mbetet e përkushtuar për mbajtjen e zgjedhjeve në korrik, duke shprehur besim se të gjitha partitë do të marrin pjesë në zgjedhje.

Ndërsa nga OBRM-PDUKM, thonë se nuk duhet të nxitohet dhe se është e papërshtatshme të mendohet për zgjedhjet në një situatë kur ka më shumë se njëqind të infektuar në ditë dhe disa të vdekur.

Vendimin e fundit, të katërt për gjendje të jashtëzakonshme 14-ditëshe e solli presidenti Stevo Pendarovski më 30 maj, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë. Vendimet e shefit të shtetit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme mbetën të pakonfirmuara nga Kuvendi për shkak të shpërndarjes së tij.

Presidenti Pendarovski, duke filluar prej 18 marsit solli tre vendime për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Dy të parat në kohëzgjatje prej nga 30 ditëve, ndërsa e fundit 14 ditë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori