Oftalmologu Burim Zhuri në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për shëndetin e syve.

Ai ka folur për problemet me shikimin, caktimin e dioptrisë, ka treguar se cilët kandidatë janë të përshtatshëm për laser të syve, etj.


Doktor Zhuri po ashtu ka sqaruar për sëmundjet e syve si perden e syve, ndikimin e diabetit në shikim dhe glaukomën apo siç njihet tensioni i syrit, sëmundje kjo që nëse nuk trajtohet mund të verbërojë.

“Të mos e ngatërrojmë shtypja e syrit nuk ka të bëjë me shtypjen e gjakut. Glaukoma shfaqet kur nuk qarkullon uji i syrit...”, tha ai.

Oftalmologu Zhuri duke treguar për llojet e glaukomës tha se pikat që përdoren janë për tërë jetën.

“Ekziston shprehja buke duhesh me harru me hongër, pikat nuk duhesh me harru me i qit”, tha ai.

Ai tha se nëse glaukoma nuk trajtohet me pika të syve, atëherë duhet intervenim kirurgjik.

Tutje doktori theksoi se nëse tensioni i syrit nuk trajtohet ekziston rreziku për verbërim pasi dëmtohet nervi i syrit.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga United Hospital. /Telegrafi/