LAJMI I FUNDIT:

Nëse i keni mbijetuar coronavirusit, nuk do të thotë se jeni imun – rezultatet e një studimi në Vjenë do të jenë baza për zhvillimin e një vaksinë të re

Nëse i keni mbijetuar coronavirusit, nuk do të thotë se jeni imun – rezultatet e një studimi në Vjenë do të jenë baza për zhvillimin e një vaksinë të re

Universiteti i Vjenës aktualisht është duke kryer një studim për të analizuar reagimin imunitar tek njerëzit pas infektimit me coronavirus.

Rezultatet do të duhej të ndihmojnë për të kuptuar reagimin imunitar dhe kështu ta kenë më të lehtë të vendosin për një vaksinë, e në këtë studim kanë marrë pjesë personat që janë shëruar nga COVID-19, transmeton Telegrafi.


“Studimi do të duhej të na ndihmonte të kuptojmë, nëse dikush prej këtyre pacientëve po zhvillon imunitet pas infeksionit. Gjetjet e studimit kanë për qëllim ndërtimin e një baze të fortë argumentesh dhe faktesh, për fillimin e zhvillimit të një vaksine”, ka deklaruar Rudolf Valenta ngas Qendra për Patofiziologji, Infektivë dhe Imunologji pranë Universitetit të Mjekësisë në Vjenë.

“Duhet të llogarisim faktin që virusi tani është i ngjashëm me gripin dhe se mund të vie deri te përsëritja e infeksionit”, ka shpjeguar Valenta.

Hulumtuesit nga Qendra e Patofiziologjisë, Infektivës dhe Imunologjisë, gjithashtu janë duke zhvilluar një test që do t’ua mundësojë të hulumtojmë nëse antitrupat mund të pengojnë lidhjen e virusit me qelizat pritëse, kurse planifikohet edhe hulumtimi për përgjigjen imunitare qelizore.

“Analiza do të jetë shumë komplekse dhe nuk do të jemi në gjendje që menjëherë t’ju themi të anketuarve nëse janë imunë apo jo”, ka shtuar Valenta.

Modeli për zbulimin e antitrupave në pacientët që ndërhyjnë në bashkëveprimin e viruseve dhe receptorëve, tregon se cila pjesë e virusit duhet të përfshihen në vaksinë.

“Nga alergjia dhe imunoterapia kemi marrë përgjigje se antitrupat mund të prodhohen me vaksinim”, ka thënë për f und Valenta.

Në më shumë se 100 projekte kërkimore që kanë të bëjnë me COVID-19, punonjësit e Universitetit të Vjenës po punojnë në zgjidhjet që do të kontribuonin në kontrollin pandemik: duke filluar nga simulimet, analizat e të dhënave, studimet epidemiologjike, kërkimet themelore bio-mjekësore, gjenetikës,teknologjis mjekësore e deri të studimet klinike dhe rezultatet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori