LAJMI I FUNDIT:

Nëse keni lëkurë shumë të thatë të trupit – provoni formulat e gjalpit

Nëse keni lëkurë shumë të thatë të trupit – provoni formulat e gjalpit

Edhe pse të trasha, ato aplikohen lehtësisht, sepse kjo formulë është e destinuar për aplikim të përditshëm

Shumica prej nesh luftojnë me lëkurën jashtëzakonisht të thatë dhe të irrituar gjatë dimrit – gjalpi i trupit, të cilët janë dukshëm më të trashë se kremrat klasikë, mund të ndihmojnë.


Gjalpi Shea dhe ato me vaj bajameje ose luledielli dhe kakao janë të njohura, transmeton Telegrafi.

Për të forcuar barrierën e lëkurës, është përbërësi i kumakut, si dhe shumë ekstrakte të tjera bimore, të cilat përgjithësisht i japin gjalpit një aromë të këndshme.

Gjalpi i trupit aplikohet në lëkurë të lagur për ta bërë më të lehtë përhapjen, megjithëse është shumë i butë.

Duke qenë se e lyejmë më konkretisht, i bëjmë një masazh edhe lëkurës dhe stimulojmë qarkullimin e gjakut, që është një tjetër stimul për rinimin e epidermës. Njëherësh, lëvizjet e masazhit reduktojnë shfaqjen e celulitit.

Këto produkte ofrohen nga marka që kryesisht merren me formula me përbërës natyralë.

Kjo lloj formule mund të bëhet edhe në shtëpi, dyqanet e ushqimeve natyrale kryesisht mbajnë përbërës për kozmetikë në kushte shtëpie. /Telegrafi/