LAJMI I FUNDIT:

Nëse kalon Mocioni, Demarkacioni “i bartet” legjislativit të ardhshëm

Nëse kalon Mocioni, Demarkacioni “i bartet” legjislativit të ardhshëm

Qeveria e Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media, ka thënë se mbledhja e kabinetit qeveritar ku do të shqyrtohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, do të mbahet pas seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila do të zhvillohet të mërkurën dhe në të cilën pritet të votohet mocioni për rrëzimin e Qeverisë Mustafa.

Mirëpo njohës të kësaj fushe kanë sqaruar se nëse votohet mocioni i mosbesimit atëherë Presidenti i Republikës shpall zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës dhe si e tillë qeveria konsiderohet në dorëheqje.


Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se mocioni i mosbesimit konsiderohet i pranuar, nëse për të kanë votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje. Në raste të tilla, Kushtetuta e Kosovës përcakton se Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, dhe Presidenti i Republikës shpall zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës dhe të njëjta duhet të mbahen jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë pas shpërndarjes së Kuvendit. Me shpërndarjen e Kuvendit, pushon edhe mandati i tij, andaj edhe nuk ka kapacitet për të ushtruar përgjegjësitë dhe kompetencat kushtetuese dhe ligjore deri në konstituimin e tij si rezultat i zgjedhjeve të reja dhe ne mënyrën e përcaktuar me ligj”, sqaroi Miftaraj.

Ndërsa, Valmir Ismaili nga “Demokracia Plus” në një prononcim për Telegrafin ka thënë se situata për momentin është mjaft e komplikuar, pasi sipas tij, duket që ka një mosbesim në mes të dy partnerëve të mëdhenj të koalicionit, përkatësisht PDK-LDK.

Ai tutje tha se në rast se mocioni i qeverisë kalon, atëherë demarkacioni nuk do të procedohet në Kuvend, pasi qeveria konsiderohet në dorëheqje.

“Përderisa PDK dëshiron garancion nga LDK që deputetët e kësaj të fundit do ta votojnë demarkacionin, LDK tani në momentin e fundit ka vendosur që demarkacionin ta dërgojë në Kuvend vetëm pas votimit të mocionit të opozitës. Me pak fjalë, ‘lufta’ për momentin është që cili nga partnerët do ta marrë përgjegjësinë në rast se nuk kalon demarkacioni ose bie qeveria. Përndryshe, në rast se mocioni i qeverisë kalon, atëherë demarkacioni nuk do të procedohet në Kuvend. Qeveria konsiderohet në dorëheqje, dhe si e tillë nuk do të kishte kuptim të procedonte një çështje kaq të rëndësishme në Kuvend”, ka thënë Ismaili.

Ndërkaq, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës në neni 82 pika 2, sqarohet se Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë.

Neni 82 [Shpërndarja e Kuvendit]

1. Kuvendi shpërndahet në këto raste:

(1) nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e caktimit të mandatarit
nga Presidenti i Republikës së Kosovës, nuk mund të formohet Qeveria;

(2) nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve,
shpërndarja bëhet me dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës;

(3) nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e fillimit të procedurës së
zgjedhjes, nuk zgjedhjet Presidenti i Republikës së Kosovës.

2. Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të
suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë.

Ndërsa zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Arban Abrashi, beson se mocioni për rrëzimin e Qeverisë iniciuar nga partitë opozitare nuk do të kalojë në Kuvend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori