Drita ka mësuar kundërshtarët e mundshëm në rrethin e tretë të Ligës së Evropës, nëse eliminohet nga Liga e Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Kosovës në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve përballet me gjigantin danez Copenhagen dhe nëse eliminohet nga kjo skuadër atëherë garat evropiane do t'i vazhdoj nga rrethi i tretë në Ligën e Evropës.


Kësisoj bardhekaltërtit tanimë kanë mësuar edhe kundërshtarin e radhës në Ligën e Evropës, gjithmonë nëse eliminohen nga Liga e Kampionëve.

Skuadra e Zekirija Ramadanit nëse eliminohen nga Liga e Kampionëve do të takohet në rrethin e tretë të Ligës së Evropës me humbësit e duelit Steaua Bukuresht - Shkëndija. /Telegrafi/

telegrafi sport app