Mos u frikësoni nëse hasni në kërmij të këtillë në shtëpinë tuaj. Nuk janë të tmerrshëm dhe nuk janë të rrezikshëm, por janë të neveritshëm

Këta kërmij të mëdhenj edhe pse duken të rrezikshëm dhe të tmerrshëm, në të vërtetë janë sikur çdo kërmill i zakonshëm, transmeton Telegrafi.

Emrin e kanë marrë sipas trekëndëshave të kuq të cilët rrethojnë vrimën e frymëmarrjes.

Këta kërmij mund të rriten edhe deri në 15 centimetra, por gjithashtu mund të kenë ngjyra të ndryshme.

Shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë se ngjyrat e ndryshme a do të thonë që janë e dhe lloje të ndryshme.

Të ashtuquajturit brirë të kërmijve, nuk janë gjithherë të dukshëm, mirëpo kur duken kanë formë të çuditshme.

Derisa shumica e kërmijve kryesisht hanë fletë të bimëve në kopsht, ky lloj është ndryshe dhe ha myk dhe alga.

Shfaqja e këtyre kërmijve në shtëpi, zakonisht do të thotë që ka probleme me mykun në shtëpi.

Shikoni sa interesante është kjo krijesë. Ky lloj kërmijsh mund të gjendet gjithandej. Në kopsht, male, si edhe në qytete, banesa, shtëpi.

Shikoni madhësinë e tyre. Përfundimisht janë ndryshe nga kërmijtë e zakonshëm.

/Telegrafi/