LAJMI I FUNDIT:

Nëse e pini kafen me hurba, ndërpriteni menjëherë: Kështu pihet pija juaj e parapëlqyer

Nëse e pini kafen me hurba, ndërpriteni menjëherë: Kështu pihet pija juaj e parapëlqyer

Adhuruesit e kafes të cilët dëshirojnë të kënaqen maksimalisht në pirjen e pijes së zezë do të duhej ta pinin me gllënjka të mëdha

Në të vërtetë, shkencëtarët italianë kanë zbuluar që aroma e vërtetë e kafes më shumë ndihet kur pihet gllënjkë më e madhe, sesa kur pihet ngadalë dhe thithet vetëm pak pije, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, ato këshilla nuk vlejnë për pijet e tjera, si p.sh. vera, ku këshillohet pirje e ngadalshme dhe graduale, sepse ashtu ndihet aroma e vërtetë.

Hulumtuesit e Universitetit të Napolit kanë deklaruar që aroma e vërtetë merret me kombinimin e aromës dhe shijes, andaj është e mundshme që mu në mënyrën e këtillë qëndron sekreti i kënaqësisë graduale në pirjen e kafes me përjetim maksimal, sepse me gllënjkën më të madhe lirohet edhe më shumë aromë.

Kjo mënyrë e pirjes është posaçërisht e dobishme kur është fjala për kafenë espreso, edhe pse sipas zakonit pihet me gllënjka të vogla. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori