LAJMI I FUNDIT:

Nëse besoni te Karma: Rregullat që aplikohen edhe pa dijeninë tuaj

Nëse besoni te Karma: Rregullat që aplikohen edhe pa dijeninë tuaj

Në thelb Karma është të merrni gjithçka që keni dhënë, qoftë ajo e mirë apo e keqe. Nëse besoni te Karma duhet të keni parasysh këto rregulla që aplikohen edhe pa besimin apo aprovimin tuaj

Fillimisht është rregulli i shkak-pasojës. Çdo gjë që bëni ka pasoja dhe sa më të vetëdijshëm të jeni për këto pasoja aq më të kujdesshëm do të jeni me veprimet që bëni apo mendimet që çlironi në univers.


Përveç të qenit i duruar ndonjëherë duhet që t’i merrni gjërat vetë në dorë dhe të krijoni hapësira të reja. Nuk mund të prisni pafundësisht që t’ju vijnë gjëra të mira, duhet vënë edhe pak uji në zjarr.

Është shumë e rëndësishme të jeni mirënjohës. Ka shumë gjëra në lidhje me jetën tuaj që nuk mund t’i ndryshoni, përkundrazi duhet t’i pranoni. Vetëm kur t’i pranoni dhe të jeni mirënjohës për gjithçka keni dhe jeni do të shpërbleheni me më shumë.

Fokusohuni te rritja. Nëse ju rriteni, kështu do të bëjnë edhe gjërat në jetën tuaj. Rritja nuk mbaron kurrë sepse gjithmonë do të keni gjëra të reja për të mësuar apo provuar.

Mbani përgjegjësi për mënyrën sesi zhvillohen gjërat. Duhet të dini se ju i keni në dorë komandat dhe përgjegjësia mbetet te ju sido që të marrë rrjedha e ngjarjeve.

Çdo gjë është e lidhur. Edhe versionet e mëparshme tuajat janë të lidhura me atë të së tashmes apo atë të së ardhmes. Duhet të kuptoni që filmi nuk këputet diku, por ka tranzicione të ndryshme përgjatë udhës që e ndihmojnë kalimin nga një stad në një tjetër pa u ndërprerë.

Ligji i Karmës ka në qendër të dhënit, por jo vetëm. Veprimet që bëni duhet të ndjekin të njëjtën vijë logjike. Pra, nuk mjafton vetëm ta mendoni apo ta thoni, por edhe të silleni në të njëjtën mënyrë, shkruan Anabel.

Gjëja më e rëndësishme është të jetoni në të tashmen. Nuk mund të mendoni për pendesat e të shkuarës. Jetoni deri në limite të tashmen dhe gjithçka që ajo ka për të ofruar.

Nëse një situatë e caktuar përsëritet disa herë, kjo do të thotë që nuk e keni marrë mësimin akoma. Nëse doni të ndaloni ciklin vicioz të përsëritjes së kësaj ngjarjeje, atëherë duhet të kuptoni çfarë po bëni gabim dhe të korrigjoheni.

Puna gjithmonë shpërblehet. Ajo që duhet të bëni është të qëndroni konsistent gjatë të punuarit për të arritur atë që doni dhe të jeni të duruar.

Të gjithë kemi vlera dhe jemi të rëndësishëm. Çdo njeri mund t’ju mësojë diçka. E njëjta gjë vlen edhe për ju. Nuk ka rëndësi sa i vogël është kontributi juaj për botën, ai përsëri bën një ndryshim.

Burimi: Well and Good

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Aloe Vera, lule të cilën duhet ta mbani në dhomë për të bërë gjumë më të mirë

Aloe Vera, lule të cilën duhet ta mbani në dhomë për të bërë gjumë më të mirë

Lule
Ky truk i lehtë do t'ju ndihmojë të qëroni një qepë për disa sekonda

Ky truk i lehtë do t'ju ndihmojë të qëroni një qepë për disa sekonda

Bëje vet
Sheh në ëndërr sikur bie nga një lartësi apo pengohesh nga diçka? Përgjigjja është me sy hapur

Sheh në ëndërr sikur bie nga një lartësi apo pengohesh nga diçka? Përgjigjja është me sy hapur

Lifestyle
Kalo në kategori