LAJMI I FUNDIT:

Neptun sjellë produkte për zgjidhjen e problemit të ndotjes së ajrit

Neptun sjellë produkte për zgjidhjen e problemit të ndotjes së ajrit

Shqetësimi për ndotjen e ajrit ka tejkaluar shkallën e një gjendje të zakonshme preokupimi dhe ka marrë përmasa të një shqetësimi që mbartë në vete rrezikun për sëmundje të ndryshme si shkak i këtij problemi me të cilin vendi ynë po ballafaqohet. Kjo temë është vënë në diskutim nga të gjithë, vetëm pasi agjensia për matjen e cilësisë së ajrit na cilëson si vendin me ndotjen me të lartë të ajrit në botë.

Sipas Agjensisë për matjen e ndotjes së ajrit EPA, Kosova momentalisht prinë me ajrin më të ndotur në botë, ku sipas kësaj agjensie jemi në nivelin “hazardous”, që do të thotë niveli më i rrezikshëm i ndotjes së ajrit, i cili rrezikon direkt shëndetin e të gjithë banorëve dhe akoma më tepër ju kanoset atyre personave me sëmundje të zemrës, traktit respirator dhe sëmundjet e mushkërive.

Mirëpo, kjo ndotje alarmante nuk është e izoluar vetëm në ambientin e jashtëm siç po theksohet, por i referohet dhe ambienteve të mbyllura si: shtëpive, zyrave dhe ndërtesave të tjera, ku ajri mund të jetë akoma dhe më i ndotur se ai jashtë, për çfarë thirremi në një reagim urgjent për parandalim të menjëhershëm të sëmundjeve dhe problemeve që rezultojnë pikërisht nga kjo gjendje.

Për papastërtinë e ajrit në ambientin e jashtëm të gjithë jemi pothuajse të vetëdijshëm se nga vjen dhe cilët janë shkaktarët kryesorë që ndikojnë por jo aq të njoftuar mbi cilësinë e ajrit në ambientet e mbyllura.

Ajri brenda shtëpisë tuaj mund të ndotet nga pluhuri, formaldehidi, mbejtjet e zjarrit, radoni, myku, poleni, pluhuri madje edhe nga kimikatet e paqëndrueshme si rezultat i aromave që gjenden në pastruesit e amvisërisë, nëpërmjet një dysheku të ri apo mobiljeve, në pastrues qilimash.

Prandaj ne ju sjellim zgjidhjen e duhur për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme duke ju referuar teknologjisë se filtrimit të ajrit dhe produkteve të veçanta të cilat tashmë kanë arritur në të gjitha dyqanet Neptun. Ne ju rekomandojmë më të mirën duke ju siguruar në përmirësimin e cilësisë së ajrit që këto produkte ofrojnë.

Me “Intense Pure Air XL”, ju do të keni ajër të shëndetshëm dhe qetësi totale, falë katër niveleve të filtrimit të dedikuara dhe të dizajnuara për të kapur edhe grimcat më të imëta të ajrit dhe për të shkatërruar përfundimisht “formaldehid” (përbërës organik/ndotësi më i dëmshëm i ajrit të brendshëm).

Falë teknologjisë së mençur që është përdorur për ndërtimin e saj, sasia e ndotjes në ambientet ku jetojmë diktohet automatikisht nga senzorët e montuar në këtë paisje, të cilët ndikojnë në përcaktimin e shpejtësisë së filtrimit në përputhje me rrethanat.

Në të njëjtën kohë, niveli i cilësisë së ajrit tregohet nëpërmjet një treguesi të lehtë që kalon nga ngjyra e kaltër në vjollcë deri në të kuqe. Kjo paisje përveç efikasitetit të lartë, karakterizohet edhe me performancë të qetë (deri në 28 dBA) dhe filtra që mirëmbahen lehtë.

Prandaj investoni që të gëzoni jetë të shëndetshme sot dhe nesër!

Artikull i Sponzoruar
Artikull i sponzorizuar