LAJMI I FUNDIT:

Neptun Kosova së shpejti edhe në Gjakovë dhe Malishevë

Neptun Kosova së shpejti edhe në Gjakovë dhe Malishevë

Drejtori Ekzekutiv Faruk Ademi tregon për rritjen dhe të rejat e kompanisë.

Paqëndrueshmëria ekonomike dhe shkalla e lartë e inflacionit ka dhënë efekt të dukshëm edhe në sektorin e rishitjes së autorizuar me pakicë të elektroshtëpiakeve në Kosovë. Duke ju përshtatur shpejt vështirësive që ka sjell reflektim në tregun vendas të krizës globale, Neptun Kosova, pjesë e Grupit BALFIN, po investon në dy drejtime kryesore: në zgjerimin e rrjetit dhe në investimin në teknologji që përmirësojnë procest e brendshme.
Drejtori Ekzekutiv i Neptun Kosovës, Faruk Ademi, shpjegon shkurtimisht planet për të ardhmen dhe situatën aktuale.

Cili është plani i Neptun, a do të ketë zgjerim dhe dyqane të reja në Kosovë?

Në planin afatshkurtër, zinxhiri i zgjerimit përfshinë dy hapje të reja në qytetet që akoma nuk jemi prezent, si në Gjakovë dhe Malishevë. Ndërkaq, në plan afatgjatë trendi i shtrirjes do vazhdojë të mbulojë hartën e vendit me ngjyrën blu të Neptun!

Çfarë mund të thuhet për bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, cilët janë ata dhe si ndërveprohet?

Portfolio jonë përfshinë brendet ndërkombëtare më të fuqishme, që me prurjet e tyre vazhdojnë të lënë gjurmë të rëndësishme në botën e teknologjisë: si Apple, LG, Samsung, Sony, Beko, Grundig, Philips dhe shumë të tjera. Por lëkundjet e vazhdueshme në treg nga kriza e krijuar së fundmi kanë thelluar dhe më shumë vështirësitë post-pandemike, qoftë në aspektin e logjistikës, po ashtu edhe rritjes së çmimeve që vjen si mungesë e lëndës së parë. Por ne mbetemi të angazhuar që të forcojmë urat e bashkëpunimit dhe të sigurojmë mënyra ndërveprimi për të shmangur bllokimin e proceseve të punës.

Neptun shikohet si prurësi i teknologjisë më të fundit në shtëpitë e qytetarëve. Po vetë Neptun Kosova si po përfiton nga teknologjia?

Një hap para në teknologjinë që po zbaton Neptun në Kosovë është digjitalizimi i sistemit, një prurje që do sigurojë menaxhimin me efektiv të operacioneve ditore në çdo segment. Përtej tendencës për të ndjekur ritmin e digjitalizimit, kjo nismë do të lëvizë nivelin e veprimeve operacionale në një shkallë tjetër. Integrimi i të gjitha njësive përmes sistemit inteligjent do të mundësojë pasqyrimin e performancës së biznesit në raporte analitike dhe vizuale, lehtësisht të lexueshme dhe të krahasueshme.

Cilat janë platformat apo aplikacionet që përdoren për të shpërblyer konsumatoret?

Programi i besnikërisë haPPy, i cili që në momentin e paraqitjes, qëllimin e vetëm e ka shpërblimin e konsumatorëve tanë, përmes skemës me çmime promocionale dhe kuponëve të krijuar nga pikët e mbledhura.

Si parashikohet ecuria në pjesën e mbetur të vitit?

Gjykuar nga fakti që ne ndikohemi nga ndryshimet e vazhdueshme ekonomike jo vetëm në shkallë vendi, parashikimet tregojnë rënie dhe vështirësi, krahasuar me vitin e kaluar. Prandaj, për një trajektore me trend rritjeje, nevojitet rigjallërim i fuqishëm dhe i shpejtë i ekonomisë. Sidoqoftë, ne në vazhdimësi po akomodojmë çmimet konform kërkesës konsumatore dhe po organizojmë fushata që përtej çmimeve sfiduese sjellin dhe shpërblime si vlerë e shtuar e promocionit. Dhe dinamika të ngjashme si këto do ndiqen gjatë gjithë vitit. Prandaj, sfida të tilla i shikojmë si mundësi për të përqafuar ndryshimet pozitive, siç është transformimi digjital, që ka ndryshuar dukshëm sjelljen konsumatore dhe mënyrën e operimit të industrive.

Neptun Kosova është pjesë e Grupit BALFIN, një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Grupi BALFIN u themelua në vitin 1993 në Vjenë nga z. Samir Mane, dhe sot është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Zvicër dhe Holandë. Grupi ka mbi 5.500 punonjës dhe ka aktivitet në zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me shumicë dhe me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, teknologjinë, median, edukimin, logjistikën, etj.

Artikull i sponzorizuar