LAJMI I FUNDIT:

Neptun Kosova fiton në Tiranë kampionatin ndërkombëtar të volejbollit

Neptun Kosova fiton në Tiranë kampionatin ndërkombëtar të volejbollit

Grupi BALFIN ka 9 vite që zhvillon një kampionat amator volejbolli për të gjitha kompanitë e tij në rajonin e Ballkanit.

Neptun Kosova është shpallur kampion i edicionit të dytë të Balfin Volley International dje në mbrëmje në Tiranë, në një finale që zgjati deri në orët e vona, për shkak se qe mjaft e luftuar deri në pikën e fundit, në të pesta setet e saj. Blutë e Prishtinës triumfuan në sallën e lojrave me dorë “Feti Borova” të Parkut Olimpik ndaj favoritëve të Neptun Albania, ekipi më i titulluar i Balfin Volley për Shqipërinë, me plot 6 kampionate të fituara në 9 edicione, si dhe një kupë ndërkombëtare.

Neptun Kosova arriti të fitonte dy setet para, me rezultatin identik 29-27, ndërkohë që Neptun Albania, rikuperoi duke fituar dy setet e mëpasshme me rezultatin 25-22 dhe 25-17. Në setin final, Neptun Kosova fitoi me rezultatin 15-12 dhe ngriti për herë të parë kupën.

Ky ekip kishte arritur që të eliminonte ekipin e Jumbo Kosova në kompeticionin përkatës.

Në dy gjysmëfinalet që paraprinë finalen dhe që u zhvilluan po të njëjtën ditë, Neptun Albania arriti të eliminonte ACREM me rezultatin 20-25, 25-18, 15-10.

Gjysmëfinalja tjetër, ajo mes Neptun Kosovës dhe Neptun Maqedonisë, u fitua nga të parët me rezultatin 25:9, 25:18.

Atmosfera ishte festive dhe organizatorët kishin menduar çdo detaj që ta kthenin atë në një festë për të gjithë familjen, ku edhe fëmijët patën mundësi të argëtoheshin me maskotat dhe animatorët e ndryshëm.

Drejtoresha Ekzekutive e Grupit BALFIN Edlira Muka dhe Zv Presidenti Julian Mane iu dhanë skuadrave çmimet dhe vlerësimet përkatëse. Neptun Maqedonia mori titullin e Ekipit “Fair Play”, Drita Nivokazi e Neptun Kosova u vlerësua si “Lojtarja Më e Mirë Femër”, Artan Picari i ACREM u vlerësua si “Lojtari Më Luftarak”, ndërsa Butrint Ilazi i Neptun Kosovës u vlerësua si “Lojtari Më i Mirë i Finales”.

Neptun Maqedonia mori titullin e Ekipit “Fair Play”, Drita Nivokazi e Neptun Kosova u vlerësua si “Lojtarja Më e Mirë Femër”, Artan Picari i ACREM u vlerësua si “Lojtari Më Luftarak”, ndërsa Butrint Ilazi i Neptun Kosovës u vlerësua si “Lojtari Më i Mirë i Finales”.

Ky kampionat ka një rëndësi të madhe për Grupin BALFIN, pasi përveç socializimit dhe forcimit të frymës së skuadrës mes punonjësve, si dhe nxitjes së jetesës së shëndetshme, ai përfaqëson më së miri një prej vlerave themelore të Grupit, atë të bashkëpunimit. Përveç volejbollit, Grupi BALFIN i mbështet punonjësit e tij dhe me organizimin e një kampionati futbolli, me pjesëmarrjen në maratonën e përvitshme të Tiranës, si dhe përkrah financiarisht idetë dhe nismat e ndryshme të punonjësve përmes Klubeve Sociale, nën kujdesin e veçantë të presidentit Samir Mane.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori