Neptun hapi dyqanin më të madh të pajisjeve elektronike në Kosovë, në Zonën Industriale përballë Jumbos, në një lokacion atraktiv me një hapësirë prej 1500 m2 i vetmi i këtij lloji, me produktet më cilësore në treg nga brendet më të njohura botërore.

Shërbim profesional ndaj konsumatorëve me mundësi përzgjedhjeje në më shumë së 3000 artikuj të ndryshëm me çmime oferte për tre ditë.


“Jemi super entuziastë për hapjen e dyqanit me të madh të pajisjeve elektro shtëpiake në Kosovë, me lokacion te ri në Fushë Kosovë me hapësirë 1500m2, me interior të kuruar në mënyrë profesionale, duke e konvertuar kështu në një mjedis qe u bën thirrje të gjitha shqisave, me prezencën e brendeve që kanë bërë histori në botën e teknologjisë dhe duke ju ofruar kështu konsumatorëve mundësinë e eksperiencës evropiane të blerjes dhe alternativën e përzgjedhjes deri në 3000 artikujt të ndryshëm me super çmime për tre ditë me radhë me produkte nga fjala e fundit e teknologjisë. Ne kemi filluar të numërojmë orët e ofertës me të çmendur qe do zgjasë tre ditë dhe ju ftojmë dhe ju të bëheni pjesë e një etape të re që do vë standarde të reja në tregun ofertës dhe kërkesës”, deklaroi Kaltrina Hoxha , Menaxhere Marketingu në Neptun.

Neptun është zinxhiri i shitjes me pakicë me një linjë të gjerë të  pajisjeve elektro-shtëpiake si: TV/Audio / Video, produkte dhe aksesorë të It-së, Smartphone, pajisje të kujdesit personal, aparate për ftohje-ngrohje dhe produkte tjera të komunikimit.

Neptun është pjesë e grupit Balfin dhe degë e Neptun International, që ka 60 dyqane në rajon”. /Telegrafi/