LAJMI I FUNDIT:

Nëpërmjet “realitetit të shtuar”, Volkswagen tregon se si kompletohet brendia e makinës

Nëpërmjet “realitetit të shtuar”, Volkswagen tregon se si kompletohet brendia e makinës

Mënyra se si kompletohet brendia e makinës, tani mund të shihet nga afër, sikur të jeni në linjën e prodhimit

Së bashku me prodhues tjerë edhe Volkswagen e ka ndërprerë prodhimin, si shkaku i parandalimit të përhapjes së coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Por, fabrika është duke planifikuar që të rihapet, derisa nënkupton që së pari do të fillojë prodhimi i makinës që mbushet me rrymë ID.3.


Derisa të gjithë janë të mbyllur në shtëpi si pasojë e pandemisë, Volkswagen e ka shpërndarë nëpërmjet “realitetit të shtuar”, ku tregohet se si kompletohet brendia e makinës, prej se është e zbrazët deri në pjesët tjera përbërëse.

Shumica e prodhuesve, ofrojnë fotografi nga linja e prodhimit, apo edhe pamje të procesit, por Volkswagen ka zgjedhur një mënyrë, që ta ofrojë një përjetim shumë më të përafërt.

Të pasurit e pajisjes për “realitet të shtuar”, shfaqet në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa edhe këto pamje mundësojnë që procesi të shihet më nga afër dhe shumë më mirë. /Telegrafi/