LAJMI I FUNDIT:

Nëpërmjet modelit Ariya, Nissan tregon të ardhmen e makinave SUV që mbushen me rrymë

Nëpërmjet modelit Ariya, Nissan tregon të ardhmen e makinave SUV që mbushen me rrymë

Ky SUV elektrik, ka teknologji të lartë dhe dukje të këndshme

Me modelin Leaf, Nissan ka treguar sukses shumë të madh, se si duhet krijuar një makinë që mbushet me rrymë, që do të jetë shumë e kërkuar në treg, transmeton Telegrafi.


Por, ky është vetëm fillimi për këtë prodhues japonez, që dëshiron të vazhdojë suksesin e shitjes së makinave elektrike edhe me një SUV të ri.

Të ardhmen e makinave SUV që mbushen me rrymë, Nissan e ka treguar nëpërmjet modelit Ariya, që duket se ka përmasa të vogla, por është më i gjatë se Murano, ndërsa më i shkurtër se Rogue.

Dizajni që është përdorur në këtë model, është pjesë e gjuhët së re dizajnuese nga Nissan, me linja të thjeshta dhe përfundime shumë të kujdesshme.

Vendosja e pasqyrave dhe dorezave të dyerve, tregon se Ariya më nuk është një koncept, por një makinë që Nissan është gati ta nxjerrë nga prodhimi. /Telegrafi/