LAJMI I FUNDIT:

Nëntë viktima në Kërçovë që nga fillimi i pandemisë, qytetarët neglizhojnë virusin

Nëntë viktima në Kërçovë që nga fillimi i pandemisë, qytetarët neglizhojnë virusin

Covid-19 ka marrë hov në Kërçovë. Kërçova muajt e parë të shfaqjes së virusit ishte e pa prekur por muajin e fundit janë evidentuar 177 të infektuar dhe 9 të vdekur.

Në barakën e improvizuar në Spitalin e Kërçovës testohen nga 20-deri në 25 persona në ditë.

Shqetësues është fakti se shumë qytetarë nuk besojnë se virusi ekziston dhe nuk respektojnë masat e sjella nga qeveria muaj më parë.

Drejtori i Shtëpisë se Shëndetit në Kërçovë Xhabir Bajrami thotë se masat nuk respektohen në Kërçovë, prandaj edhe numri rritet vazhdimisht. Ai mendon se duhet të ketë një Covid qendër në Kërçovë që tu dalin zot pacientëve kërçovarë e jo ti dërgojnë në Shkup dhe Manastir.

“Fajin të them realisht ua lëmë qytetarëve të Kërçovës të cilët fare mos them aspak nuk i respektojnë rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Komision për sëmundje infektive. Unë me keqardhje them dhe bëjmë thirrje deri te qytetarët, deri te të rinjtë deri tek të moshuarit se nuk ka lojë me këtë virus. Me keqardhje e them më habisin një pjesë e madhe e popullatës të cilët mendojnë se nuk ka virus dhe se kjo është çështje konspiracioni , çështje politike apo çështje parash. Unë nuk e di këto njerëz ku i gjejnë këto informata”, deklaroi drejtori i Shtëpisë së Shëndetit – Kërçovë, Xhabir Bajrami.

Disa qytetarë thonë se nuk e besojnë ekzistencën e virusit, por ka edhe nga ata që e besojnë dhe frikësohen nga Covid-19.

Në qytetin e Kërçovës janë të paktë personat që mbajnë maska në vendet publike. Pamjet e TV 21 tregojnë se, para Bankës Ekonomike në Kërçovë kishte radhë të gjata me pritje disaorëshe dhe pa distancë sociale. Sipas të dhënave statistikore të Ministrisë së Brendshme, në 24 orët e kaluara, në territorin e SPB Ohër, ku bënë pjesë edhe Kërçova dhe Struga policia ka konstatuar 147 shkelje për mosmbajtjen e maskës edhe atë në Ohër-118 janë gjobitur për mosmbajte të maskës, në Strugë-9 dhe në Kërçovë-20 persona./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori