LAJMI I FUNDIT:

Nëntë raste të dhunës në familje për 24 orë

Nëntë raste të dhunës në familje për 24 orë
Foto: Ilustrim

Në Kosovë brenda 24 orëve janë raportuar në Polici nëntë raste të dhunës në familje.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë, Fushë Kosovë, Istog, Prizren e Suharekë, raporton Telegrafi.


Më poshtë mund t’i lexoni rastet e dhunës në familje të raportuara në Polici:

Prishtinë, 04.04.2021-05:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti dyshohet se ka shty në vetëvrasje vajzën e tij viktimën femër kosovare, duke i bërë presioni psikik. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedure të rregullt.

Prishtinë 03.04.2021 – 22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 03.04.2021-21:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar se djali i saj e ka sulmuar fizikisht. Sipas viktimës i dyshuari vuan nga çrregullimet mendore dhe i njëjti është dërguar në QKUK në Klinikën Psikiatrike ku është ndalur për trajtim. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Brejse, Fushë Kosovë, 04.04.2021-19:04. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka maltretuar familjarët e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ulpianë, Prishtinë, 04.04.2021-16:00. Viktima femër shtetase e huaj, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kërcënuar nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar.

Prishtinë 04.04.2021 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje pronësore ka bërë presion psikik ndaj motrës së tij viktimës femër kosovare, po ashtu i dyshuari ka tentuar t’ia vras qenin viktimës.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator me 4 fishek te kalibrit 9 mm. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren 04.04.2021-02:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i burri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati.

Suharekë 04.04.2021-11:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar  fizikisht nënën e tij, viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime të lehta dhe njëkohësisht e kishte kanosur verbalisht edhe babin mashkull kosovar, duke ia dëmtuar edhe veturën me mjet të fortë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Istog, 04.04.2021-19:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vajzën e tij viktimën femër kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori