LAJMI I FUNDIT:

Nëntë maji, ku qëndron Kosova në rrugën drejt integrimit?

Nëntë maji, ku qëndron Kosova në rrugën drejt integrimit?

Presidentja Vjosa Osmani e Qeveria kanë uruar qytetarët për Ditën e Evropës, duke theksuar synimin e palëkundur për anëtarësim në strukturat euroatlantike. Por qytetarët, janë të dëshpëruar e thonë që atyre nuk u ka mbetur shumë shpresë. Ndërkohë njohës të çështjeve të integrimit evropian, kanë folur për gjasat e Kosovës që brenda vitit, të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Një tjetër festë zyrtare, që zellshëm është respektuar nga sektori publik në vend ka qenë Dita e Evropës.


Por qytetarët, vazhdojnë të befasohen me faktin që ajo mbetet në listën e festave zyrtare të vendit.

“Po mendoj se kjo ditë duhet të largohet nga kalendari i pushimeve sepse vetëm ne dhe Belgjika e festojmë këtë ditë kështu që nuk është në rregull”, ka thënë për RTV Dukagjinin Besim Taraku.

“Normal festa nëse festohet në Evropë duhet edhe këtu po këtu më dhimbet që ky vend s’ka perspektivë, njerëzit ikin çdo ditë prej këtij vendi, rinisë edhe pagën me ja rritë pak, s’kanë shpresë, i ka humb shpresa”, ka thënë Januz Gërxhuli.

Por gjatë ditës, për rëndësinë e kësaj dite kanë folur Qeveria që përmes një komunikate ka rikujtuar politikanin francez, Rubert Schumanin, që konsiderohet si ideatori i Evropës moderne, e kanë përmendur edhe hapat e Kosovës drejt integrimit.

“Vetëm gjatë vitit të fundit, vendi ynë ka bërë hapa të rëndësishëm në rrugëtimin e integrimit evropian si votimi i parë pozitiv në fazat drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave dhe aplikimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Për hapin e madh të bërë në fund të vitit të kaluar në rrugën drejt BE-së, aplikimin zyrtar për anëtarësim, analisti Visar Xani ka pak pritje që vendi të marrë një përgjigje brenda këtij viti.

“Nëse Kosova gjatë vitit 2023 do të merr edhe statusin e vendit kandidat, do të ishte një sukses por gjë që nuk është shumë e pritshme për shkak të shumë rrethanave dhe shumë proceseve por pritët të shihet të ardhmen nëse do të ketë një kompromis politik me të cilit do të na shpërblenin dhe do të na jepnin statusin kandidat”, ka thënë Xani.

Presidentja Vjosa Osmani një mesazh dërguar me këtë ditë, ka shkruar se parimet evropiane, janë vlera për të cilat Kosova ka luftuar dhe vazhdon ti mbrojë.

“Gjersa afrohemi më shumë drejt Bashkimit Evropian, angazhimi ynë mbetet i palëkundur, sepse vendosmëria jonë për demokraci, paqe, të drejta të njeriut e sundim të ligjit, mbetet poashtu e palëkundur,” ka shkruar Osmani.

Kosova, në dhjetor të vitit të kaluar ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa zyrtarisht ka marrë një përgjigje pozitive për pranimin e kandidaturës  për anëtarësim në Këshillin e Evropës, vendimi që nga Komiteti Ministror i është përcjellë Asmablesë Parlamentare. E pas një pritje të gjatë, nga fillimi i vitit të ardhshëm, Kosova edhe zyrtarisht do të bëhet pjesë e shteteve që do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Lajme
Kalo në kategori