LAJMI I FUNDIT:

Nëntë foshnjat që u lindën nga gruaja maliane, do të qëndrojnë me muaj në inkubatorë

Nëntë foshnjat që u lindën nga gruaja maliane, do të qëndrojnë me muaj në inkubatorë

Nëntë foshnje të lindura nga një grua nga Mali do të duhet të kalojnë “dy deri në tre muaj” në inkubatorë”, ka thënë një drejtor i klinikës ku ato u lindën.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, profesori Youssef Alaoui i klinikës Ain Borja në Casablanca, Marok, tha se çështja ishte “jashtëzakonisht e rrallë” dhe e “jashtëzakonshme”.


Nëna, Halima Cisse, 25-vjeçare dhe foshnjat e saj – pesë vajza dhe katër djem – thuhet se janë mirë me shëndet.

Foshnjat peshonin midis 500 gramë dhe 1 kilogram kur ato u lindën.

Pamjet nga spitali ku ndodhi "mrekullia". Mjekët kishin pritur që ajo të lindte shtatë, por befasohen pasi e fusin në sallë – gruaja nga Mali mund të thyej rekord
Lexo po ashtu Pamjet nga spitali ku ndodhi "mrekullia". Mjekët kishin pritur që ajo të lindte shtatë, por befasohen pasi e fusin në sallë – gruaja nga Mali mund të thyej rekord

Zonja Cisse, 25, kishte pritur të lindte shtatë foshnje pas skanimeve me ultrazë në Mali dhe Marok, por mjekët u tronditën kur gjetën edhe dy të tjerë kur bënë prerjen cezariane.

Siç bëhet e ditur, nëna kishte kaluar dy javë në spital në kryeqytetin malian të Bamako para se të shkonte me aeroplan në Marok në mars për kujdes special.

Ajo lindi para kohe në 30 javë të shtatzënisë së saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori