LAJMI I FUNDIT:

Nëntë fakultete për arte kreative do t’i bashkohen projektit ‘ArtLink 2016’

Nëntë fakultete për arte kreative do t’i bashkohen projektit ‘ArtLink 2016’

Muzeu i qytetit të Shkupit sot do ta zyrtarizojë fillimin e projektit ‘ArtLink 2016’ i cili duhet të bashkojë tetë universitete kreative dhe nëntë fakultete në Maqedoni, në të cilat mësohen artet kreative, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në ngjarje do të nënshkruhen memorandume për bashkëpunim mes Muzeut dhe universiteteve përmes të cilave do të hapen mundësi të reja dhe do të inicohen projekte për bashkëpunim, praktika universitare dhe prezantime ndërkombëtare të punës së studentëve, kuadrit mësimor dhe profesionistëve nga artet kreative. /Telegrafi/