Marrëveshje për ndihmë në vlerë prej 330.000 euro për sanim të pikave më kritike të digave në lumin Shkumbin në rajonin e Pollogut sot nënshkruan ministrja e Vetëqeverisjes Lokale Shiret Elezi dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Luiza Vinton, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ministrja Elezi theksoi se përmbytjet në vitin 2015 të cilat shkaktuan dëme të shumta dhe humbje tragjike të jetëve njerëzore alarmuar se është e nevojshme të intervenohet në riparimin e digave të dëmtuara dhe për ndërtimin e tri digave të reja mbi lumin Shkumbin në Tetovë.
Ajo shtoi se pas përmbytjeve gjatë vitit të kaluar, UNDP përgatiti një analizë të thellë e cila thekson rreziqet nga përmbytjet në regjionin e Pollogut.
“Pikat më kritike janë tri digat e dëmtuara pjesërisht dhe tri digat e shkatërruara plotësisht mbi lumin Shkumbin, pastrimin e shtratit të lumit dhe rehabilitimin e tij në gjatësi prej rreth 2 kilometra dhe rregullimin rrjedhës në zonën urbane, në gjatësi prej 1 kilometër”, tha Elezi.
Sipas Luiza Vinton, ngjarjet ekstreme kohore janë realitet i yni i ri dhe se ajo që na ka ndodhur në çdo 100 vite, tani mund të pritet të ndodh në çdo 50, madje edhe më shpesh.
“Në disa raste është e nevojshme të investohet në infrastrukturë, siç janë digat që do të riparohen në pjesën e sipërme të lumit Shkumbin mbi Tetovë me qëllim që të zvogëlohet shpejtësia e ujit dhe të ndalen mjetet e forta që i bart uji. Ne besojmë se kudo që investojmë për preventivë, rezultatet janë shumë të mira”, tha përfaqësuesja e UNDP-së në Maqedoni, Luiza Vinton.
Ministrja Elezi shprehu mirënjohjen e saj për UNDP-në dhe përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së Louisa Vinton.
“Duke i falënderuar për mirëkuptimin për nevojat e institucioneve dhe të qytetarëve, si dhe përkrahjen financiare, tani kemi analizën e cila na mundëson të reagojmë në mënyrë të duhur”, theksoi ministrja Shiret Elezi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe