LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshja për pajtim, Serbi – Kroaci

Nënshkruhet marrëveshja për pajtim, Serbi – Kroaci

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë nënshkruar një deklaratë në Suboticë të Vojvodinës për avancimin e marrëdhënieve dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura ndërmjet dy vendeve.

Para kësaj, dy liderët janë takuar në mënyrë simbolike mbi një urë në lumin Danub që i lidh dy vendet.
Në Dalj, një fshat në Kroaci që është i banuar kryesisht me serbë, ata vizituan shtëpinë e Milutin Milankoviqit (1879-1958), shkencëtar me famë botërore. Pas kësaj, dy zyrtarët vazhduan turneun e tyre në Tavankut të Poshtëm, afër Suboticës.


“Dëshirojmë të jetojmë në paqe, të ndërtojmë besueshmëri dhe të krijojmë atmosferë më të mirë”, ka thënë Vuçiq pas nënshkrimit të deklaratës, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, presidentja kroate, Kitaroviq, ka thënë se takimi nuk ka ardhur nga presioni ndërkombëtar.

“Më shumë ka qenë i motivuar nga dëshira jonë e përbashkët për të ndërmarr hapa konkretë në riafrimin e dy vendeve”, ka thënë ajo.

Deklarata flet për mosmarrëveshjet kufitare, për fatin e personave të zhdukur gjatë luftës së viteve të ’90-a, çështjet e suksesionit, bashkëpunimin ndërkufitar dhe të tjera.

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Jordania paralajmëron për

Jordania paralajmëron për "masakër" nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Kalo në kategori