LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshja, Kosova dhe Shqipëria me Abetare të përbashkët

Nënshkruhet marrëveshja, Kosova dhe Shqipëria me Abetare të përbashkët

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci së bashku me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, Evis Kushi, kanë nënshkruar marrëveshjen për përdorimin e një Abetare të përbashkët në dy shtetet.

Ministrja Nagavci në një konferencë për media tha se bashkëpunimi në fushën e arsimit është i domosdoshëm, transmeton Telegrafi.


“Është kënaqësi për mua të pres ministren Kushi, dhe bashkërisht të nënshkruajmë marrëveshjen në lidhje me abetaren e re të përbashkët të cilën presim t’ua bëjmë dhuratë nxënësve tanë vitin e ardhshëm shkollor. Bashkëpunimi në fushën e arsimit është më shumë së domosdoshmëri, jemi të përkushtuara që të kemi aktivitete të shumta. Jemi të lumtur që abetarja do të përdoret në të dyja vendet”, deklaroi ajo.

Ndërsa, ministrja Kushi pohoi se nuk ka më mirë se sa një komb të ketë një abetare.

“Unë e kam pritur me padurim një vizitë në Kosovë, e pikërisht për të konfirmuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kemi në të dyja vendet Jemi në kohë rekord për të nënshkruar marrëveshjen për abetaren. Abetarja e re është e nevojshme. Nuk ka më mirë së një gjuhë, një komb, e një abetare të përbashkët”, tha ajo para mediave. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori