LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet kontrata mes KRU “Prishtinës” dhe KfW-së, në total 61.9 milionë euro për rrjetin e ujërave të zeza dhe ujërave të reshjeve atmosferike

Nënshkruhet kontrata mes KRU “Prishtinës” dhe KfW-së, në total 61.9 milionë euro për rrjetin e ujërave të zeza dhe ujërave të reshjeve atmosferike

Sot u nënshkrua kontrata e Konsulencës për Implementim (IC) “Komponenta e rrjetit të ujërave të zeza dhe ujërave të reshjeve atmosferike” ndërmjet Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” dhe KfW, ndërkaq kontributi financiar total lidhur me këtë projekt i dhënë nga KFW në emër të qeverisë gjermane dhe BE-së do të jetë 61,9 milionë euro.

Një njoftimin e KRU “Prishtinës” thuhet se në kuadër të projekteve kapitale të financuara nga institucione ndërkombëtare është duke realizuar projektin  “Komponenta e rrjetit të ujërave të zeza dhe ujërave të reshjeve atmosferike – KfW/EU” të financuar në formë granti nga KfW.


“Kontributi gjerman me grante në kuadër të bashkëpunimit financiar Gjermani-Kosovë do të arrijë deri në 42,3 milionë euro. Kontributi i BE-së në kuadër të IPA 2022, që synohet të sigurohet përmes KFW-së, arrin deri në 20,0 milionë euro. Kontributi financiar total lidhur me këtë projekt i dhënë nga KFW në emër të Qeverisë Gjermane dhe BE-së do të jetë 61,9 mil euro”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se ky është edhe hapi i parë i fillimit të komponentës së rrjetit në kuadër të Projektit për trajtimin e ujërave të zeza për Prishtinën, Graçanicën, Fushë Kosovën dhe Obiliqin.

Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Arsim Fetahu, deklaroi se periudha për implementimin e këtij projekti është pesëvjeçar, ndërsa pritet të bëhet zgjidhja për katër komuna: Prishtinë, Fushë-Kosovën, Graqanicën dhe Obiliqin.

Ndërkaq, zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, tha se vlera prej 200 milionë euro është për pjesën e rrjetit të kanalizimit të kolektorit dhe impiantit për trajtim të ujërave të ndotura.

“Po flasim për një grup projekte i cili do të i realizojë KRU ‘Prishtina’ si më e rëndësishmja prej kompanive në Kosovë si më e madhja dhe do të arrin vlerën 200 milionë eurove për pjesën e rrjetit të kanalizimit kolektorit dhe impiantit për trajtim të ujërave të ndotura dhe mund të jemi kryeqyteti i fundit që realizojmë një impiant dhe ta bëjmë mënyrën më të mirë të mundshme sepse synimi është me i shërby qytetarëve edhe me mbrojt mjedisin ku jetojmë, pra është një projekt shumë i rëndësishëm”, u shpreh Mjeku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori