Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka nënshkruar tri udhëzime Administrative të cilat i parasheh Kodi i Drejtësisë për të Mitur.
Sipas njoftimit për media, këto udhëzime janë: udhëzimi Administrativ për lejimin e pushimit vjetor për të mitur, për ndalimin e vizitave për shkaqe të justifikueshme dhe për programin, të drejtat obligimet dhe beneficionet për të mitur në qendrën edukativo korrektuese.
Tutje në njoftim thuhet se udhëzimi Administrativ për lejimin e pushimit vjetor për të miturit ka për qëllim caktimin e procedurës së shfrytëzimit të pushimit vjetor për të miturin në Institucionin Korrektues.
Ndërsa, udhëzimi Administrativ për ndalimin e vizitave për shkaqe të justifikueshme ka për qëllim përcaktimin e rregullave për ndalimin e vizitave për shkaqe të justifikueshme për personat e mitur.
Dhe udhëzimi Administrativ për programin, të drejtat obligimet dhe beneficionet për të mitur në obligimet dhe beneficionet e të miturve në Qendrën Edukativo Korrektuese.
Lexoni më poshtë njoftimin e plotë:
Me qëllim të avancimit të legjislacionit të fushës së të miturve, duke pasur konsideratë mbizotëruese interesin më të mirë të të miturit, pas një pune intensive të Departamentit Ligjor dhe Shërbimit Korrektues, dhe pas një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës konsultimesh, sot kam nënshkruar tri udhëzime administrative të cilat i parasheh Kodi nr. 06/L-006 i Drejtësisë për të Mitur, dhe atë si në vijim:
- Udhëzimin Administrativ për lejimin e pushimit vjetor për të miturit, i cili ka për qëllimi përcaktimin e procedurës së shfrytëzimit të pushimit vjetor për të miturin në Institucionin Korrektues;
- Udhëzimin Administrativ për ndalimin e vizitave për shkaqe të jusifikueshme, i cili ka për qëllim përcaktimin e rregullave për ndalimin e vizitave për shkaqe të justifikueshme për personat e mitur;
- Udhëzimin Administrativ për programin, të drejtat obligimet dhe beneficionet për të mitur në qendrën edukativo korrektuese, qëllimi i të cilit është përcaktimi i llojeve të programeve, të drejtat, obligimet dhe beneficionet e të miturve në Qendrën Edukativo Korrektuese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe