LAJMI I FUNDIT:

Nënpunësve civil nuk duhet t’i shkëputet kontrata

Nënpunësve civil nuk duhet t’i shkëputet kontrata

Asnjë nëpunësi civil në vend nuk duhet t’i shkëputet kontrata. Pavarësisht se të njëjtit nuk punojnë në ministritë ku ishin më herët. Një gjë e tillë është e paligjshme dhe qeveria duhet të risistemojë ata në ministritë përkatëse ku edhe janë bashkuar së fundmi nga 21 në 15.

Kështu u tha se tryezën e diskutimit lidhur me dyfishimin e pozitave të nëpunësve civil si rezultat i ristrukturimit të qeverisë nga 21 në 15 ministri, organizuar nga “Demokracia Plus”.

Visar Rushiti nga kjo organizatë, tha se të gjithë shërbyesit civil duhet të risistemohen diku, në të kundërtën largimi i tyre nga puna, do të jetë i paligjshëm.


Qeveria sipas tij, në këtë situatë nuk duhet të veprojë, derisa të marrë një vendim Gjykata Kushtetuese për shërbyesit civilë.

Sipas tij, nuk duhet të ketë asnjë shkarkim të sekretarëve. Ai ka propozuar që qeveria të mos rekrutojë t ë rinj, derisa të dihet saktë se ku do të risistemohen këta të fundit.

Valon Ramadani, anëtar i Komisionit për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal, tha se numri i inspektorëve duhet të shtohet.

Për çka sipas tij, një gjë e tillë ka qenë edhe premtim i secilës qeveri, e që gjithmonë është ulur numri i tyre. Qeveria aktuale kishte premtuar se numri i inspektorëve do të jetë 400.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori