LAJMI I FUNDIT:

Nënat të cilat llomotisin krijojnë fëmijë që suksesshëm

Nënat të cilat llomotisin krijojnë fëmijë që suksesshëm
Mother and daughter talking on bed

“Kur do ta rregullosh dhomën tuaj?” ose “Përse ende nuk i ke bërë detyrat e shtëpisë?”, këto janë fjalitë të cilat i mbajnë në mend shumica nga fëmijëria.

Nëna nuk do të pushonte derisa të bënim atë që ajo kërkonte nga ne, ndërsa tani ekziston arsyetimi për këto nëna.


Studimi i Universitetit në Essex ka zbuluar që nënat që llomotisin nuk janë edhe aq të këqija, transmeton Telegrafi.

Sipas studimit, fëmijët, të cilët janë shqetësuar shpesh nga nënat që me rregull dhe me ndërgjegje t’i kryejnë obligimet e tyre, janë më të suksesshëm se të tjerët.

Fëmijët, nënat e të cilëve shpesh kanë lëshuar pe, fatkeqësisht, në fazën e mëvonshme të jetës nuk kanë qenë edhe aq të suksesshëm.

Mënyra me të cilën nënat i edukojnë fëmijët, posaçërisht në moshën e hershme, ka rol të rëndësishëm në krijimin e karakteristikave në jetën e mëvonshme.

Studimi i ka përfshirë 15.500 vajza midis moshës 13 dhe 14 vjeç në periudhën prej gjashtë vjetësh.

Është treguar që vajzat me nënat të cilat kanë pasur pritje të mëdha nga pasardhësit e tyre shpesh kanë shkuar në fakultet dhe më vonë kanë pasur paga më të larta. /Telegrafi/