LAJMI I FUNDIT:

Nëna Tereze tha: President Clinton, Ibrahim Rugova është presidenti im, shpëtojeni atë dhe popullin tim (Video)

Nëna Tereze tha: President Clinton, Ibrahim Rugova është presidenti im, shpëtojeni atë dhe popullin tim (Video)
A man holds an icona of Mother Teresa of Kolkata as he arrives for the holy mass and Canonisation of the nun, on St. Peter square in the Vatican, on September 4, 2016. Mother Teresa, the celebrated nun whose work with the poor of Kolkata made her an instantly recognisable global figure, will be proclaimed a saint on September 4, 2016. Pope Francis will preside over a solemn canonisation mass in the presence of 100,000 pilgrims and with a giant haloed portrait of Teresa smiling down from St Peter's Basilica. / AFP / ANDREAS SOLARO (Photo credit should read ANDREAS SOLARO/AFP/Getty Images)

Për nder të shenjtërimit të Nënës Terezë e cila ishte edhe ngjarja kryesore e ditës në mbarë botën, në Viti ishte bërë gati salla e kinemasë.

Mesha që u mbajt sot në Vatikan, u ndjek nga aty nga shumë shqiptarë – qoftë të besimit të krishterë apo atij islam. Të gjithë u shprehën se ajo e meriton epitetin e shenjtores.


Aty pati edhe mërgimtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kishin ardhur enkas për këtë ngjarje e që thonë se kishin kontribuuar për ta përhapur lajmin se Nëna Tereze ishte shqiptare.

Kadare ka thënë: Nëna Tereze e thirri Clintonin, i tha bëjë diçka për shqiptarët e mi të Kosovës (Video)
Lexo po ashtu Kadare ka thënë: Nëna Tereze e thirri Clintonin, i tha bëjë diçka për shqiptarët e mi të Kosovës (Video)

Por, as shenjtorja shqiptare nuk i kishte harruar rrënjët e saja, madje kishte lobuar për të drejtat e shqiptarëve të saj të Kosovës, vendi nga i cili vjen ajo (babanë nga Prizreni, nënën nga Gjakova, ndërkaq lindi në Shkup që po ashtu ishte atëherë pjesë e Kosovës).

“Ia puthi dorën Ibrahim Rugovës, u ngrit e tha: President Clinton (presidenti i SHBA-ve) dhe të pranishëm, ky është presidenti im dhe i popullit tim, që është në rrezik me kokën e tij dhe gjithë popullin. Ju lutem, ndërmerrni diçka për ta shpëtuar popullin dhe presidentin”, thotë një qytetar i Vitisë. /Klan Kosova/