“Mësuesja e tij e ka veshur dhe e ka rritur me aq sa kishte mundësi, e veç sikur ta shihja duke u rritur e duke u bërë i zot i vetës, edhe po të vdisja nuk më intereson”. Këto janë fjalët e Fetije Delijajt, të cilën e ka lodhur sëmundja dhe sfidat e jetës.
Ani pse vetë e sëmurë me kancer, për çka nuk ka mundësi t’i blejë as barnat, hallin më të madh e ka për djalin e saj 13-vjeçar, të cilit thotë se shpesh s’ka as çfarë t’i jap për të ngrënë.
E të vetmen lutje që e ka nëna Fetije është që djali t’i rritet e të bëhet zot i vetës.
Familjes tre anëtarëshe e cila jeton në një shtëpi që iu është dhuruar nga një donator në lagjen “Vranjefc”, të Prishtinës, iu është ndërprerë edhe ndihma sociale që e kishte marrë më herët.
Nëna Fetije tanimë ka harruar vetën dhe krejt çka kërkon është që djali i saj të ketë ushqim për të ngrënë, por që nuk i mjaftojnë 100 eurot që i merr për shkak të sëmundjes së saj. Ajo kërkon ndihmë prej institucioneve që t’i rikthehet ndihma e asistencës sociale për t’i ndihmuar sadopak.
“Unë të socialit e kam timin, 100 euro që i marrë sepse jam e sëmurë, kam pasur sulm në kokë dhe më kanë thënë që kam kancer në bark, më kanë thënë me u bërë operacion por nuk kam se si sepse nuk kam para, me çka me u bërë…Të gjithëve komuna iu ka jep por mua jo, marre, se duam të vdesim këtu…Lutem të ma rrit Zoti këtë djalë e bëhet i zoti i vetës, se unë me vdes nuk më intereson…Sociali nuk po më ndihmon, më kanë ndal socialin, një letër iu kam kërkuar, më kanë thënë hajt shko merre atje dhe tani me atë letër i merr barnat në SOS fshat, nuk po më japin, e pse nuk e di, ti nuk ke social, nuk të takon”, ka thënë Delijaj.
55-vjeçarja ka treguar për KosovaPress, se mësuesja e djalit, me aq sa ka pas mundësi, e ka ndihmuar djalin, i cili ndonjëherë edhe bie në gjumë i uritur për shkak se nuk ka ushqim.
“Djali kur ka qenë në klasë të pestë ia kanë ndalur socialin, mësuesja e tij e ka veshur dhe e ka rritur…Djali vetëm makarona, po vetëm makarona a hahet, i mirë është por ndonjëherë duhet me i hedhë ndonjë majonezë a diçka.Ndonjëherë më ka ndodhur, sepse nuk kemi pasur, kur kemi pasur kemi ngrënë, kur nuk kemi pasur kemi ndenjtë, çka të bëjmë, ku me e marrë..Shtëpinë më ka dhuruar Shefqet Kabashi, shtëpisë gëlqerja po i bie, lyeje sa të duash. Nervoza më mbyti, djali lypë para, ku t’ia marrë, s’kam ku deri të vjen muaji. Vetëm ky djalë, me muajt me pa që po rritet edhe me vdes nuk më intereson, veç me e pa që i ka paratë e veta, mos me më kërkuar gjithmonë mua, sepse nuk kamë ku t’i marrë”, ka treguar Delijaj.
Delija kërkon nga institucionet që mos ia ndalin ndihmat sociale, pasi nuk ka mundësia t’ia dal.
“Djali po zgjedhë se unë për veti nuk zgjedhi, çka të kam ha. Në zor më së shumti jam për para, me qenë që ma lëshojnë socialin, bëjnë nder, socialin ma kanë ndalur, bile ndihmat mos mi ndalni…Tre herë kam shkuar, kam mbet pa vetëdije dhe më kanë thënë shko në shtëpi, nuk ke asgjë këtu, por edhe mua më takojnë,,, nuk e di pse më kanë marrë në inat..Tatimin e shtëpisë, mbeturinat, rrymën, internetin, dhe ju e dini se sa po kushtojnë”, ka shtuar ajo.
Të gjithë ata që dëshirojnë ta ndihmojnë familjen Delijaj, mund ta kontaktojnë në numrin 049-556-470, ose ta vizitojnë në lagjen “Vranjefc”, të Prishtinës. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit