LAJMI I FUNDIT:

Nëna i la vetëm binjakët për disa minuta, kaosi e gjeti në dhomë

Nëna i la vetëm binjakët për disa minuta, kaosi e gjeti në dhomë

Fëmijët e vegjël kanë shumë ide dhe nuk e dini se çfarë do t’u vijë në mendje, ndaj çdo prind e di se nuk duhet t’i lërë vetëm fëmijët me plot energji. Megjithatë, të gjithë e dimë se është e pamundur.

Një nënë vendosi të tregojë në TikTok se çfarë ndodhi pasi ajo la fëmijët e saj vetëm. Binjakët luanin në dhomë dhe ajo e përdori atë kohë për të bërë disa punë shtëpiake.


Mirëpo, kur pas pak minutash hodhi sytë në dhomën e vogëlushit, kishte diçka për të parë. Djemtë gjetën një kovë të zezë në kabinetin e banjës dhe vendosën të “zbukurojnë” shtëpinë.

@santi1andbenji2 Cuando este todo calmado y tienes gemelos corre por que tanta tranquilidad no es normal #desastre#gemelos ♬ Oh No – Kreepa

Në videon virale, të cilën nëna e postoi në TikTok, në tapet shihen gjurmët e zeza. Ngjyra është gjithashtu në kabinete, shtrat dhe lodra. Dhe fëmijët ishin aq të pistë sa babai i futi menjëherë në vaskë.

Një djalë qeshi me gjithë situatën, ndërsa tjetri qau.

Videoja shkaktoi reagime të shumta dhe shumica dolën në përfundimin se “heshtja në 100 për qind të situatave do të thotë telashe”. /Telegrafi/