LAJMI I FUNDIT:

Nëna, gjysha e gjyshi e mbyllën 8-vjeçaren – e mbajtën në dhomë për 7 vite – fqinjët raportuan gjithçka te policia gjermane

Nëna, gjysha e gjyshi e mbyllën 8-vjeçaren – e mbajtën në dhomë për 7 vite – fqinjët raportuan gjithçka te policia gjermane

Një vajzë 8-vjeçare është shpëtuar, pasi e ëma, gjyshja dhe gjyshi, e mbyllën në Koln në pjesën perëndimore të Gjermanisë, kur ajo i kishte më pak se një vit, dhe nuk ishte mjaftueshëm e zhvilluar që të mund të ngjitet shkallëve, shkruan The Guardian.

Mediat gjermane e kanë quajtur “Maria” dhe pretendohet se i kaloi shtatë vite e mbyllur në dhomën e shtëpisë së gjyshes dhe gjyshit në Atendorn, qytet ky me rreth 25 mijë banorë pranë Kolnit, transmeton Telegrafi.


Gjykatësi Patrik Baron von Grotus, ka thënë se vajza nuk ka kurrfarë ndjenjash për botën e jashtme. Kjo vajzë dritën e lirisë e pa më 23 shtator, kurse mjekët pas kontrollit që i bën thanë se nuk kanë hasur në shenja të keqtrajtimit fizik apo kequshqyerjes.

Siç raporton The Guardian, vajza gjatë kontrollit mjekësor ka thënë se kurrë nuk e ka parë pyllin, livadhet, por se ishte vozitur me veturë.

Gjithashtu gjykatësi Grotus shtoi se vajza nuk ka qenë në gjendje që pa ndihmën e dikujt të ngjitet shkallëve apo të lëvizë në terrene jo të rrafshëta.

Ajo çfarë po i intereson të gjithëve në Gjermani është se pse vajza ishte fshehur, kurse e ëma dhe gjyshja gjatë intervistimit në polici nuk kanë dashur të flasin për këtë.

Në anën tjetër, babai i vajzës që nuk jetonte me ta, përkatësisht ishte i ndarë nga gruaja, ka thënë se kishte gjetur një letër në xhamin e veturës, derisa vajza ishte vetëm gjashtëmuajshe, ku u informua nga ish-partnerja se synon të shpërngulet në Itali me vajzën.

Të ëmën që Bild e quan Rosemaria G për ta mbrojtur privatësinë e saj, ka njoftuar autoritetet lokale për shkuarjen në Kalabri të Italisë në vitin 2015.

Ndryshe babai i vajzës, pas marrjes së kësaj letre në shtator të vitit 2015, kishte takuar nënën e vajzës në Antedorn, ku informoi autoritetet që kujdesen për të miturit.

Aty janë marrë në pyetje gjysha dhe gjyshi i vajzës që kishin thënë se vajza e tyre me mbesën jetojnë në Itali.

Autoritetet lokale në korrik të këtij viti, filluan sërish hetimet lidhur me atë se ku gjendet fëmia, pasi ka marrë telefonatë nga një çift bashkëshortor nga Lenshtat, se vajza është mbyllur në shtëpinë e gjyshes dhe gjyshit me lejen e nënës së saj.

E kur gjithçka u zbulua, u lajmëruan edhe familjarët e tjerë që thanë para hetuesve se ajo me të ëmën kurrë nuk ka jetuar në Itali, dhe se kishin mbajtur kontakte përmes telefonit fiks.

E këto pretendime i ka konfirmuar edhe policia italiane gjatë 12 shtatorit, kur thanë se vajza dhe e ëma e saj kurrë nuk kanë jetuar në ndonjë lagje të Kalabrisë.

11 ditë më vonë, pas marrjes së urdhrit për bastisje, policia dhe punonjësit për mbrojtjen e të miturve, gjetën vajzën në shtëpinë e gjyshes dhe gjyshit.

Zyra e  Kryeprokurorit në qytetin Zigen po heton nënën, gjyshen dhe gjyshin e vajzës për mbyllje dhe keqtrajtim. E ëma që është 47-vjeçe, nëse shpallet fajtore mund të dënohet me 10 vite burgim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Kalo në kategori