LAJMI I FUNDIT:

Nëna e Faton Hajrizit: Presidentja Osmani e di historinë e djalit, ka qenë përkthyese në gjykimin ndaj tij në 2001-ën

Nëna e Faton Hajrizit: Presidentja Osmani e di historinë e djalit, ka qenë përkthyese në gjykimin ndaj tij në 2001-ën

Nëna e Faton Hajrizit, i arratisur javë më parë, ka dhënë detaje interesante për rastin e të birit të saj.

Shehrije Hajrizi ka deklaruar se në gjykimin e Faton Hajrizit, presidentja aktuale Vjosa Osmani, kishte qenë përkthyese në procesin gjyqësor në vitin 2001.

Në këtë gjykim, Faton Hajrizi ishte dënuar për vrasjen e ushtarit rus


I arratisuri Faton Hajrizi: Nëse vjen puna me shku në burg do të konfrontohemi keq - dikush ka me pësu rëndë
Lexo po ashtu I arratisuri Faton Hajrizi: Nëse vjen puna me shku në burg do të konfrontohemi keq - dikush ka me pësu rëndë

“Në vitin 2000-2001 presidentja u kanë përkthyese në Gjykatë. Gjyqtari ka qenë suedez, gjyqtarja që e ka shpall dënimin ka qenë austriake. Vjosa Osmani ka qenë përkthyese komunikimin e gjykatës me Fatonin”.

“Në 2001 Fatoni i ka bërë 16 vjet në burg në Mitrovicë. Kemi shkuar me familje, Vjosa na ka kërku që gjyqtari suedez po thotë me mbajt gjysë ore vizitë, na gjysë ore. Vjosa ka shku me gjyqtarin ia kanë uru ditëlindjen”, ka thënë Shehrije Hajrizi në T7.

Ajo ka thënë së vetë Fatoni i ka rrëfyer se si njëherë i janë futur katër persona në qeli dhe si e ka mbrojtur veten.

“Kur ka ardhë në vikend. Ma ka tregu një rast. Tha mi kanë shti katër veta në dhomë. Për mos me ndodhë qajo, i kam pre durt. Kjo ka ndodhë në vitin 2000. E ka mbrojtë veten me qat pasqyrë, i ka pre durt e veta”, ka treguar nëna e Faton Hajrizit.

Më pas ajo përmend edhe një rast tjetër, kur thotë se djali i saj është vënë në dijeni nga një pastruese që të mos e hajë ushqimin në burg, meqë kanë dashur ta helmojnë.

“Ajo e ka lajmëru, mos e ha ushqimin se janë tu dashtë me të helmu. Në atë kohë na kanë lanë me i cu do keksa do sene. Ajo pastruesja i ka thanë mos e ha këto dy ditë ushqimin se janë tu dashtë me të helmu. Aty u kanë e mundshme çdo sen me i ndodhë”, ka thënë ndër të tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori