Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Ajo së bashku me nënën e saj kanë zgjedhur Bodrumin e Turqisë, për të kaluar së bashku disa ditë jo-produktive larg aktiviteteve të përditshme.


E përderisa ndodhet atje, Ramosaj nuk ka hezituar që të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa imazhe nga pushimet.

beatrixramosaj 295892509 5721288967882330 6417621614666346023 n

Ajo publikoi një fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shihej teksa bënte dush në plazh.

beatrixramosaj 295582871 2830731297222416 3090127300879355844 n

E veshur me një palë bikini të gjelbra, Beatrix vuri mjaft mirë në pah linjat e saj atraktive trupore.

E njëjta më pas nuk i kurseu pozat provokuese edhe në InstaStory, një prej të cilave madje ishte publikuar nga mamaja e saj.

be

Ndërsa po shijon pushimet, tezja e saj këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj, ka bërë të ditur se Beatrix do të sjellë së shpejti një album të ri në treg.

be2 Foto: Antigonë Ramosaj/InstaStory

Mes të tjerash, ajo përmendi se pjesë e albumit do të jetë edhe një ripërpunim i hitit të famshëm të Hadërgjonajt, “Lozonjarja”. /Telegrafi/